Panorama (Albania)

“Shqiponjat” në Rusi, mbledhje urgjente te Zvicra

Sekretari: Asnjë njoftim, nuk besojmë te dënimi

-

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dy faktorët e suksesit të Zvicrës ndaj Serbisë, që i çoi në kuotën e katër pikëve, mirëpo dy futbollist­ët me origjinë shqiptare rrezikojnë jo pak.

Nisur nga presioni i federatës ruse apo ankesa që mund të bëjë ajo serbe, qoftë edhe për faktin se festimi me shqiponjë ka marrë vëmendjen e mediave botërore, mund të bëjë që FIFA të ndërmarrë masa penalizues­e. Gjithçka vjen për shkak të përdorimit të simbolit të shqiponjës në festën e dy futbollist­ëve, për të cilën FIFA mund të meditojë edhe ndëshkime. Gjë, e cila do të ishte vërtet e rëndë për Zvicrën, pasi jo vetëm që do të penalizohe­j për një simbol që nuk ka lidhje me shtetin e tyre, por edhe do të humbiste shërbimet e dy yjeve të ekipit. MBLEDHJA URGJENTE

Fitorja me Serbinë e bën Zvicrën që të jetë vetëm një hap larg kualifikim­it për në fazën pas grupeve. Nisja e Botërorit me barazim ndaj Brazilit dhe trepikëshi me përmbysje, e vendosin skuadrën helvete mes ekipeve favorite për të kaluar grupet, nisur edhe nga sfida e fundit me Kosta Rikën, e cila nuk llogaritet me koeficient maksimal vështirësi­e. Mirëpo, entuziazmi i dy lojtarëve me origjinë shqiptare, të cilët formuan shqiponjën me duar në tokën ruse, ka ngritur alarmin në kampin zviceran. Menjëherë pas festës, helvetët janë grumbullua­r në mbledhje. Stafi dhe skuadra kombëtare janë bërë bashkë për të diskutuar për çfarë ka ndodhur. Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Federatës Zvicerane të Futbollit ka konfirmuar se po e ndjekin me jo pak shqetësim situatën. “Kemi folur për festën e tyre dhe mund të bëhet diçka, por emocionet nuk mund t’i ndalojmë. Sigurisht që ka vend për të diskutuar ende, por unë nuk mund të mendoj ndëshkimin e tyre nga FIFA. Nuk besoj se ka vend për masa, pasi nuk kemi asnjë sinjalizim të tillë”, ka deklaruar Aleks Misher.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania