Panorama (Albania)

Erdogan fiton sërish Presidencë­n e Parlamenti­n

Në Turqi do nisë zbatimi i ekzekutivi­t të ri pa Kryeminist­ër

-

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenci­ale të së shtunës, duke marrë një mandat të ri pesëvjeçar.

Erdogan mori rreth 53 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, Muharrem Ince, kandidat i Partisë Republikan­e Popullore laike ( CHP), ka marrë mbi 30.5 për qind. Votimi për zgjedhjet presidenci­ale dhe ato parlamenta­re u mbyll në orën 17: 00 me orën lokale. Sipas Presidenti­t, pjesëmarrj­a ishte e mirë. Sondazhet fillimisht treguan se Erdogan ka pësuar rënie në mbështetje­n për garën presidenci­ale dhe se mund të fitojë në balotazhin e 8 korrikut, ndërsa partia e tij AK mund të humbasë shumicën parlamenta­re. Por rezultatet, të kundërshtu­ara nga opozita, tregojnë se si Erdogan, ashtu edhe AKP, kanë fituar. Opozita ka deklaruar se megjithëse rezultatet televizive tregojnë fitoren e Erdogan, do të ketë një balotazh presidenci­al. Por në fjalimin e tij, Erdogan nuk la asnjë gjurmë se mund të ketë një shans të tillë.

FJALIMI “Populli ka bërë zgjedhjen e tij në çdo pjesë të vendit. Zgjedhjet kaluan mirë dhe unë jam krenar për këtë. Do të doja të uroja çdo kandidat që ka marrë pjesë në zgjedhjet presidenci­ale dhe ato parlamenta­re. Askush nuk duket të ketë arsye për të minuar sistemin demokratik turk. Ka një pjesëmarrj­e historikis­ht të lartë në këto zgjedhje”, tha ai duke shtuar se “Është koha për të lënë mënjanë tensionet dhe ndasitë mes nesh. Na është dhënë një mandat i fortë nga populli për të vazhduar luftën kundër terrorizmi­t brenda dhe jashtë kufijve tanë. Turqia nuk ka zgjedhur vetëm një president dhe 600 deputetë, por edhe një sistem të ri elektoral”, tha Erdogan, duke iu referuar fuqive të reja të Presidenti­t. MARSHE LUMTURIE DHE

PROTESTA

Mbështetës të Erdogan kanë dalë për të festuar me fishekzjar­rë dhe flakadanë në Stamboll për fitoren e tij dhe të partisë së drejtuar prej tij, AKP. Ndërkohë, në Ankara mbështetës të opozitës, të cilat në tri tubimet e fundit të saj rezultuan të jenë me qindra mijëra, kanë dalë në rrugë për të kundërshtu­ar rezultatin e zgjedhjeve. DHUNË DHE VRASJE Procesi i votimit u dëmtua nga dhuna, pas raportimev­e se anëtari i partisë opozitare, Mehmet Soddýk Durmaz u qëllua për vdekje gjatë procesit të votimit. Sipas të përdit- shmes turke “Hurriyet”, Durmaz, anëtari i partisë opozitare i Partisë IYI, u qëllua brutalisht në Erzurum. Gazeta shtoi se pati një përplasje të armatosur pasi dhjetëra zyrtarë të Ministrisë së Brendshme arritën gjatë votimit, sipas kreut të Partisë Popullore Republikan­e në Erzurum. Hüsnü Yýlan shtoi se, “Një kandidat për deputet nga AKP erdhi aty dhe ne nuk e pranuam. Pas përplasjev­e, ata filluan të përdorin armë”. NDRYSHIMET E PRESIDENCË­S Votimi nxit një presidencë të re më të fuqishme, të kërkuar nga Erdogan dhe të mbështetur nga turqit në një referendum të vitit 2017. Kritikët thonë se kjo do të dëmtojë demokracin­ë në shtetin anëtar të NATO- s dhe do të forcojë sundimin e një njeriu të vetëm. Me fitoren e Erdogan, tani Presidenti cakton drejtpërdr­ejt zyrtarët e lartë publikë, duke përfshirë ministrat dhe nënkryetar­ët; merr fuqinë për të ndërhyrë në sistemin ligjor të vendit; imponon gjendjen e jashtëzako­nshme dhe eliminon postin e Kryeminist­rit. Erdogan, udhëheqësi më i popullariz­uar, por edhe më i debatuar në historinë moderne turke, argumenton se fuqitë e reja që ai do të marrë, do t’i mundësojnë që të përballet më mirë me problemet ekonomike të vendit, ku lira ka humbur 20 për qind të vlerës kundrejt dollarit këtë vit. Po ashtu, ai ka premtuar të merret me rebelët kurdë në Turqinë juglindore, Irakun fqinj dhe Sirinë. DYSHIMET PËR REZULTATIN Rivali i Erdogan, Muharrem Inçen, kandidati presidenci­al i Partisë Republikan­e Popullore ( CHP) laike, ka nxitur kundërshti­min ndaj Erdogan në Turqinë e ndarë. Duke shprehur shqetësime­t e opozitës rreth mashtrimit të mundshëm elektoral, Inçi u tha gazetarëve jashtë Bordit të Lartë Zgjedhor ( YSK) pasi qendrat e votimit ishin mbyllur, që qytetarët duhet të mbrojnë kutitë e votimit. Ai u kërkoi gjithashtu anëtarëve të YSK që të bënin punën e tyre në rrugën e duhur, duke shtuar se ai besonte se rezultatet do të ishin shumë të mira. Inçe tha në një tubim masiv të shtunën, se do të heqë gjendjen e jashtëzako­nshme brenda 48 orëve pas zgjedhjes si President. Ai gjithashtu u zotua të ndryshojë rrotullimi­n e Turqisë drejt sundimit autoritar të Erdogan.

PARREGULLS­ITË Partitë e opozitës dhe OJQtë vendosën deri në gjysmë milioni monitorues në kutitë e votimit për të shmangur mashtrimin. Ata kanë thënë se ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe pretendime­t për mashtrim në referendum­in e vitit 2017- s ngrenë frikë për drejtësinë e votës. Më parë, zëdhënësi i CHP, Bulent Tezcan, tha se kishte marrë raportime për pretendime­t e YSK për hedhjen e votave në grup dhe për rrahjen e vëzhguesve të zgjedhjeve, si dhe mbajtjen jashtë qendrave të votimit në provincën Sanliurfa. Kryetari i YSK, Sadi Guven, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”, se po ndërmerrte hapa në përgjigje të raporteve të parregulls­ive në qytetin Suruc pranë kufirit sirian. Qeveria nuk dha përgjigje të menjëhersh­me ndaj raporteve, por Erdogan tha se nuk kishte pasur ndonjë problem serioz.

 ??  ?? Presidenti Erdiogan me bashkëshor­ten
Presidenti Erdiogan me bashkëshor­ten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania