Panorama (Albania)

Zbulohen thasët me 5 milionë euro në dy makina nga Belgjika, në kërkim biznesmeni

EUROT U BLLOKUAN NE PORTIN E DURRESIT PAS SINJALIZIM­IT TE “INTERPOL ROMES”. ARRESTOHET PRONARI I FIRMES E SHOFERET

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Administra­tori i firmës, Edi Lika, i cili ka kryer transporti­n e makinave ku ishin fshehur paratë, ka deklaruar para Policisë se nuk kishte asnjë dijeni për prezencën e shumës së eurove të gjetura brenda tyre.

Gjatë marrjes në pyetje pas shoqërimit në Policinë e Durrësit, ai ka thënë se makinat po i transporto­nte për llogari të një biznesmeni, por pa dhënë emrin e tij. “Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjesht transporti­n. Ishim kontraktua­r nga biznesmenë kundrejt pagesës për të bërë transporti­n”, mësohet të jetë shprehur shkurtimis­ht Lika. Ndërsa ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni nga Kosova që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave “Toyota Yaris”. Përveç administra­torit, Policia ka shoqëruar dhe dy shoferët e trajlerit, Klevis Lika, 19 vjeç, i cili është dhe djali i pronarit të firmës dhe Agim Ceka, 61 vjeç. Ata kanë deklaruar në Polici se nuk kanë lidhje me shumën e eurove pasi kanë kryer thjesht transporti­n e makinave, siç edhe kanë bërë në shumë raste të tjera. 19- vjeçari Lika rezulton se ka kryer një itinerar të tillë të paktën 4 herë nga periudha shkurt- qershor, për të transportu­ar makina nga Italia për në Shqipëri. Kurse 61- vjeçari, nga verifikimi në sistemin TIMS, rezulton se ka kryer një proces të tillë dy herë. Policia po vijon hetimet për të zbuluar biznesmeni­n. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestrua­r nga Prokuro- ria për llogari të hetimeve. Për të shkuar tek emri i biznesmeni­t, Policia po kryen verifikimi­n e dokumentac­ionit të makinave për të parë se cili është personi apo firma, për llogari të të cilit është kryer blerja e automjetev­e nga vendi ku janë nisur për t’u dërguar për qëllime tregtie në vendin tonë. Do të jetë prokurori Sokol Nishani që do të kryesojë hetimet për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të origjinës së parave të mbërritura në Portin e Durrësit të fshehura në dy automjete “Toyota”. Nishani, do të kryejë hetimet fillestare dhe më pas çështja do t’i kalojë Krimeve të Rënda.

 ??  ?? NJE NGA MAKINAT E SEKUESTRUA­RA DJE NE PORTIN E DURRESIT, KU ISHIN FSHEHUR EUROT
NJE NGA MAKINAT E SEKUESTRUA­RA DJE NE PORTIN E DURRESIT, KU ISHIN FSHEHUR EUROT
 ??  ?? NJE PREJ MAKINAVE KU U GJETEN PARATE E PADEKLARUA­RA
NJE PREJ MAKINAVE KU U GJETEN PARATE E PADEKLARUA­RA
 ??  ?? Makina me para e sekuestrua­r në Portin e Durrësit
Makina me para e sekuestrua­r në Portin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania