Panorama (Albania)

Arta Marku e “zhytur” në kredi, përballë vetingut më 3 korrik

Deklaratat e pasurisë, Kryeprokur­orja e përkohshme “e zhytur” në kredi

-

Kryeprokur­orja e përkohshme Arta Marku do të jetë më 3 korrik përballë KPKsë, duke iu nënshtruar kështu procesit të vetingut.

Ka qenë Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, që përmes një njoftimi ka njoftuar seancën dëgjimore ndaj Kryeprokur­ores, e cila është në listën prioritare të procesit të vetingut. Trupë gjykuese në Komision do të jenë Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Seanca do të mbahet në orën 10: 00. Kujtojmë se Kryeprokur­orja Arta Marku u zgjodh në postin që mban në seancën parlamenta­re të 18 dhjetor 2017- s, mes protestave të shumta të opozitës, e cila hodhi edhe flakadanë në sallën e Parlamenti­t, teksa Marku betohej. Marku punon në sistemin e drejtësisë prej 15 vjetësh. Ajo ka punuar kryesisht në Prokurorin­ë e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra si shefe e njësisë së Task- Forcës në vitin 2006, zv. drejtuese e Prokuroris­ë Shkodër deri në vitin 2016 dhe më pas u zgjodh në krye të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me.

PASURIA Kryeprokur­orja Marku është subjekt i deklarimit të pasurisë që nga viti 2004, kur ajo ka deklaruar vetëm një shtëpi banimi në pronësi të prindërve të saj, me sipërfaqe 55 metër katrorë. Gjithashtu, ka deklaruar 2 milionë lekë kursime në emër të nënës së saj, 108 mijë lekë pension i babait si edhe 900 mijë lekë pagë nga puna si prokurore. Në vitin 2005, Marku ka deklaruar vetëm pagën e saj dhe të bashkëshor­tit, ashtu sikurse në vitin 2006. Ndryshim bën deklarata e pasurisë në vitin 2007, ku Marku deklaron një apartament prej 103 metrash katrorë me një vlerë prej 5 milionë lekësh, në bashkëpron­ësi me bashkëshor­tin. Ajo ka deklaruar edhe dy kredi afatgjata me vlerë 6.732.704 lekë deri më datë 11.07.2022, si dhe një tjetër kredi me vlerë 916.457 lekë për pesë vite. Në vitin 2012, Marku ka deklaruar 100 mijë lekë të kursyera nga të ardhurat në çift, të ardhurat si prokurore dhe pedagoge, përkatësis­ht në vlerat 1.400.461 dhe 61.560 lekë, si dhe pagën e bashkëshor­tit në vlerën prej 886.724 lekë.

Gjithashtu ka deklaruar tri kredi, një për blerje shtëpie, një kredi konsumator­e dhe një të tretë për blerjen e pajisjeve shtëpiake. Dy kreditë e para ishin marrë në 2007- n, njëra me vlerë 6.732.704 lekë deri dhe tjetra 916.457 lekë, ndërsa kredia e tretë me një vlerë prej 109.600 lekësh. Në vitin 2016, Marku ka deklaruar një tjetër kredi me vlerë 2.700.000 lekë, e cila ka shërbyer për mbylljen në kohë të kredisë së parë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeprokur­orja Arta Marku
Kryeprokur­orja Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania