Panorama (Albania)

Merkel kërkoi shtyrjen e votimit për negociatat

-

Paraditen e së martës, Kancelarja Merkel në punimet parlamenta­re në Bundestag ka kërkuar të mos ketë diskutim për Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke qenë se kundërshti­a e Francës dhe Holandës e bën të pamundur vendimmarr­jen në datë 29. Teorikisht, dje ishte parashikua­r votimi i Bundestagu­t për hapjen e negociatav­e mes Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE- në. Burime nga Parlamenti gjerman bëjnë me dije se Merkel ka thënë se në këto kushte kur Franca dhe Holanda janë kundër hapave të mëtejshme të zgjerimit, mbledhja e datës 29 e ka të pamundur një vendimmarr­je. Në konflikt të hapur me Macron mbi fatin e zgjerimit, Kancelarja gjermane ka menduar që diskutimi për Maqedoninë dhe Shqipërinë të shmanget tërësisht nga axhenda e mbledhjes së Këshillit, për aq kohë sa nuk ka konsensus të të gjitha vendeve anëtare nëse Bashkimi Europian duhet të vazhdojë zgjerimin, apo më parë të reformojë veten. Ky veprim taktik do të shpëtonte Shqipërinë dhe Maqedoninë nga një votë kundër në Këshillin Europian, që do të shtynte pa afat riformulim­in e një rekomandim­i të ri të Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE- në. Po dje, raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenste­in, raportuesj­a për Kosovën Tanja Fajon, eurodepute­ti Kukan, Monica Macovei dhe zyrtarë të tjerë të Brukselit kërkojnë nga Bashkimi Europian që të hapin negociatat për Tiranën e Shkupin dhe të liberalizo­jnë vizat për Kosovën. Përmes një letre që i është dërguar presidenti­t të Këshillit Europian, Donald Tusk, zyrtarët e BE kërkojnë që liderët të marrin një vendim pro zgjerimit të unionit në Ballkanin Perëndimor, që nis me hapjen e negociatav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania