Panorama (Albania)

Policia, 17 orë mes miliona eurove për numrat e serive

Skanuan çdo kartëmoned­hë, transport me masa të rr epta në Tiranë

- DURRES/

Pas “aksionit” për numërimin e rreth 3.4 milionë eurove, Policisë së Durrësit i janë nevojitur edhe 17 orë të tjera punë për të shënuar të gjitha numrat e serive të parave të sekuestrua­ra.

I gjithë procesi është zhvilluar për gati një ditë e një natë pa ndërprerje, derisa të gjitha kartëmoned­hat janë skanuar një për një, me qëllim dokumentim­in e numrave të serive. Kjo është një procedurë e zakonshme në rastet e sekuestrim­it të parave. Dje në mëngjes përfundoi edhe kjo procedurë, nga ku më pas, sipas burimeve të Policisë, me një eskortë të përforcuar është bërë transporti­mi i shumës së parave nga Drejtoria e Policisë së Durrësit në Bankën e Shqipërisë, për llogari ende të Prokuroris­ë. Katër personat e arrestuar për sasinë 3 milionë e 470 mijë euro, që u bllokua mesditën e së dielës, ( 24 qershor), në Portin e Durrësit pritet të dalin sot në Gjykatën e këtij rrethi për t’u vlerësuar masa e sigurisë. Më pas, çështja do t’i kalojë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Kjo, sipas burimeve, për shkak se ndaj të arrestuarv­e, krahas akuzave të referuara nga Policia, do t’i shtohet edhe ajo e “grupit të strukturua­r kriminal”, vepër e cila është në kompetencë hetimi nga Krimet e Rënda. Burime të Prokuroris­ë së Durrësit bënë të ditur se deri më tani të katër të arrestuari­t kanë mohuar të kenë pasur dijeni për sasinë e parave të gjetura në dy automjetet e sekuestrua­ra, ndërsa vijojnë kërkimet për dy kushërinjt­ë Vladi. Dyshohet se person- at që janë arrestuar, por edhe dy kushërinjt­ë Vladi që janë shpallur në kërkim, kanë vetëm rolin e transportu­esit, ndërsa të tjerë persona dyshohet se fshihen pas sasisë së madhe të parave. Alban Mollaymeri ka pohuar se ishte kontaktuar nga Alfred Vladi për të blerë disa automjete për kompaninë e tij, e cila nga verifikime­t rezulton e hapur në muajin maj të këtij viti. Hetimet janë përqendrua­r edhe ne dy personat, të cilët janë shpallur në kërkim. Mësohet se ka nisur hetimi edhe brenda institucio­nit të Policisë së Shtetit, për identifiki­min e zyrtarëve të cilët dekonspiru­an dhe dhanë informacio­n te kreu i opozitës Basha, para se të niste operacioni. Ky i fundit e paralajmër­oi operacioni­n në seancën parlamenta­re të së enjtes, ndërkohë që aksioni finalizoi tri ditë më pas. Hetimi ka nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, duke verifikuar të gjithë rrethin e personave që kanë pasur informacio­nin.

 ??  ?? EUROT E SEKUESTRUA­RA NE PORTIN E DURRESIT
EUROT E SEKUESTRUA­RA NE PORTIN E DURRESIT
 ??  ?? Gjatë kontrollit të Policisë në Portin e Durrësit
Gjatë kontrollit të Policisë në Portin e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania