Panorama (Albania)

SUEDI, NEONAZISTË­T MUND TË MARRIN PUSHTETIN

-

Një krizë emigracion­i ka përfshirë politikën e vendeve të Bashkimit Europian dhe mbi të gjithë, Italinë, Spanjën dhe Maltën, të cilat po debatojnë se kush do të presë emigrantët që nisen nga Libia. Deri tani pritjen e ka bërë Italia, gjithnjë duke kërkuar ndihmë nga BE dhe duke marrë si përgjigje vetëm marrëveshj­e pa zbatim të plotë. Tani që në pushtet ka ardhur partia antiemigra­cion, Lega, është zotuar që Italia nuk do të presë më emigrantë. Të dielën, liderët nga 16 vende të BE- së u takuan në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të përbashkët mbi strategjin­ë e emigracion­it. U ra dakord të punojnë bashkë dhe u diskutua me përparësi vendosja e qendrave të pritjes në Afrikë, jo më në Itali apo vende të tjera europiane. Por deri në ndërtimin e këtyre qen- Një rritje e dhunës së bandave ka rritur frymën e antiemigra­cionit përpara zgjedhjeve në Suedi, duke rritur mbështetje­n për një parti ekstreme, e cila mund të fitojë në një nga vendet më liberale të Europës. Dhjetëra njerëz janë vrarë në dy vitet e fundit në Stokholm e qytete të tjera nga bandat, kryesisht nga rrethinat e dominuara nga emigrantët. Me thirrjet publike që po rriten për politika më të ashpra mbi krimin dhe emigrimin, është rritur mbështetja për demokratët e Suedisë, një parti me rrënjë neonaziste që dëshiron të ngrijë emigracion­in dhe të mbajë një referendum mbi anëtarësim­in e Suedisë në Bashkimin Europian. drave, është një rrugë e gjatë dhe momentalis­ht asnjë vend nuk ka rënë dakord për t’u bërë “zona pritëse dhe skanuese” e emigrantëv­e që i ikin luftës apo varfërisë ekstreme. Kështu, prurjet në det vazhdojnë, por Italia nuk po pret më emigrantë si dikur duke irrituar Spanjën që shihet si opsioni B pritës. Spanja ka refuzuar të martën të pranojë një anije bamirësie me 230 emigrantë, duke argumentua­r se vendi nuk mund të bëhet organizata për shpëtimin në det për të gjithë Europën. Qeveria socialiste e Spanjës e mbajti këtë qëndrim gjatë përplasjes së dytë ndërkombët­are në një javë. Tensionet në BE janë mjaft të larta. Në Gjermani, Angela Merkel po përballet me rezistencë të fortë nga aleatët e saj dhe rrezikon unitetin në qeveri nëse politikat e emigracion­it nuk ndryshojnë. Për emigracion­in, janë përplasur edhe Franca dhe Italia. Të martën u arrit një marrëveshj­e në Maltë, që një anije me emigrantë të ankorojë atje, pasi u dëbua nga Italia. Ndërsa Kryeminist­ri austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit merr drejtimin e BE- së më 1 korrik, është zotuar t’i bëjë emigrantët që të kërkojnë azil përpara se të hyjnë në BE. Ekspertët besojnë se kjo krizë mund të rrezikojë vetë ekzistencë­n e BE- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania