Panorama (Albania)

Negociatat në 2019, zbardhen kushtet e BE

Ministrat e Jashtëm të BE vendosin kushte për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë në 2019. Rama: Morëm datën. Basha: Duhet kthesë

-

Partia Demokratik­e ngarkoi me përgjegjës­i maxhorancë­n për vendimin e marrë nga BE- ja për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se krimi dhe korrupsion­i shtynë edhe me një vit vendimin për Shqipërinë. Sipas Bashës, negociatat do të shtyhen edhe në 2019- ën në rast se nuk do të përmbushen kushtet e vendosura. “Hapja e negociatav­e për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsion­i po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsion­in, vendimi në 2019- ën do jetë refuzues si sot. Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, tha Basha. Edhe kryetari i Këshillit të Integrimi në Kuvend, Genc Pollo, deklaroi se negociatat nuk u hapën për shkak të krimit qeveritar dhe korrupsion­it. Në lidhje me ven- dimin e marrë nga ministrat e Jashtëm të BE- së, Pollo sqaron se Franca dhe Holanda kanë kundërshtu­ar çeljen e negociata me Shqipërinë, ndërkohë që Gjermania vendosi kushte. “BE- ja ka vendosur të mos hapë negociatat për shkak të korrupsion­it dhe të krimit qeveritar. Franca dhe Holanda kanë vënë veton, kurse Gjermania ka kërkuar hapje negociatas­h me kushte. Vendimi do të rishqyrtoh­et pas një viti nga Këshilli Europian, i cili do të vendosë vetëm kur të verifikohe­t se Shqipëria i ka plotësuar kush- tet dhe vetëm pas miratimit paraprak nga ato parlamente të vendeve anëtare, që duhet të shprehen. Por edhe në këtë ditë të hidhur për shqiptarët, qeveria ka pafytyrësi­në të mashtrojë dhe gënjejë, duke thënë se janë hapur negociatat”, tha Pollo.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania