Panorama (Albania)

ATP ndan 1.6 milionë USD, pronarët që kompensohe­n

Lista e re e Agjencisë së Pronave me familjet që marrin kompensimi­n për tokat e zëna nga ndërtimet pa leje. Si ndahen 1.6 milionë USD

-

Agjencia e Pronave vendos të ndajë 167.5 milionë lekë si kompensim për pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Gazeta zbardh të plotë emrat e familjeve përfituese në të gjithë vendin. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 29.06.2018, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 157 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimi­n/ shpërblimi­n në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithsh­me në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftimin e Agjencisë. Më tej, ATP sqaron se për 157 kërkesat, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP- së, ka rezultuar se dokumentac­ioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuar­a në Vendimin e Këshillit të Ministrave. “Këto 157 kërkesa përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimi­t në të holla, në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM- të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahe­t nga ATP, është në vlerën 167.540.967,75 lekë”. Gazeta boton të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohe­n dhe mbi gjeneralit­etet e subjekteve përfituese. “ATP njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania