Panorama (Albania)

LETËR E HAPUR

-

Tiranë, më 29 qershor 2018 Drejtuar: SHTZ Ilir Meta President i Republikës SHTZ Edi Rama Kryeminist­ër SHTZ Gramoz Ruçi Kryetar i Kuvendit SHTZ Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne artistët, nënshkrues të kësaj letre, kemi qenë dhe jemi përkrahës pa rezerva të nismës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, aspiratë e shprehur qysh në maj të vitit 1998, me nismën për themelimin e “Fondacioni­t për Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar”. Gjatë periudhës së tranzicion­it, Tirana ka humbur shumë salla kinemaje, që mund të ishin konvertuar fare lehtë në salla teatri, por edhe salla teatri, ndër të cilat, më e madhja salla e ish- Teatrit të Varietesë, sot Teatri i Metropolit. Nga ana tjetër, në Shqipëri mungojnë nismat private të mecenatëve të artit, atyre që kanë ndërtuar teatrot e para në çdo vend të Europës. Sot, pas 20 vjetësh, popullsia e Tiranës është dyfishuar dhe ndërtimi i Teatrit të Ri është një imperativë e kohës.

Nisur nga sa më lart, ne mendojmë se Tirana dhe Shqipëria nuk e kanë luksin të ndërtojnë salla të reja teatri, duke shembur të vjetrat. Për këtë arsye, ne e kemi përshëndet­ur qëndrimin e ish- Kryeminist­rit Majko në vitin 2002, i cili doli kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ekzistues, për të ndërtuar aty Teatrin e ri, në partnerite­t publik- privat. Në asnjë vend të Europës, nga Danimarka, te Polonia e deri te Maqedonia, nuk ndodh të shemben teatro sepse janë të vjetër. Kudo teatrot e vjetër restaurohe­n apo rindërtohe­n sipas rastit, madje edhe kur ato shemben nga bombardime­t apo digjen nga zjarri aksidental. As ndërtimi i sallave të reja nuk përdoret si justifikim për të shembur të vjetrat. Teatri, varësisht prej dramaturgj­isë dhe regjisë, ka nevojë edhe për salla e skena të mëdha e moderne, edhe për salla e skena të vogla, klasike. Nëse Tirana do të organizojë ndonjëherë Olimpiadën Botërore të Teatrit, eventin më të madh botëror në këtë fushë, do t’i duhen edhe salla të vogla, edhe të mëdha, edhe skena al’italiana, edhe skena të hapura. Në këtë linjë janë shprehur së fundi publikisht artistët e shquar Pirro e Pavlina Mani, Roza Anagnosti, Mimika Luca e Margarita Xhepa.

Prandaj, ne kërkojmë rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimen­tal, me ekspertizë­n e specialist­ëve italianë. Ne jemi të bindur se qytetarët janë të gatshëm të dhurojnë fondet e nevojshme për këtë qëllim. Por një nismë e tillë ka nevojë për shprehjen e vullnetit tuaj politik për t’i rindërtuar këto teatro, jo me partnerite­t publik- privat, por me partnerite­t publik shtet- qytetar!

Jemi në pritje të përgjigjes suaj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania