Panorama (Albania)

Shkëlzen Qordja, prej më shumë se një viti, pjesë e Gardës së Republikës

-

Ndonëse për ata që e njohin Shkëlzen Qordja punonte prej disa vitesh përkrah ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si shofer i tij personal, edhe kur nuk ishte ministër, ai i ishte bërë pjesë e Gardës prej më shumë se një viti. “I ndjeri ka nisur punë në Gardën e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinor­e”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit. Pas disa lajmeve që u bënë publike dje në disa media, që flisnin për një pezullim të tij nga detyra, pati një reagim nga Ministria e Brendshme, që mohoi një lajm të tillë. Ministria e Brendshme deklaroi zyrtarisht se Shkëlzen Qordja vazhdonte të ishte në detyrë dhe nuk ka qenë i pezulluar. Qordja nuk ishte i vetmi gardist në familjen e tij. Edhe vëllai i tij i madh, Ermali, ishte pjesë e Gardës së Republikës. Fillimisht, ai kishte shërbyer si shoqërues i Ëngjëll Agaçit, gjatë kohës që ai ishte sekretar i Përgjithsh­ëm i kabinetit Rama, ndërsa aktualisht ishte shoqërues në Strukturën e Antikontra­bandës në Kryeminist­ri. Viktima Shkëlzen Qordja ka edhe një vëlla tjetër më të vogël. Ndërsa së fundmi ishte martuar, por nuk kishte fëmijë. Familja e tij, nga Tirana, jeton prej vitesh në rrugën “Budi”, pranë Qytetit Studenti. Miqtë e njohin si njeri të qetë, punëtor, pa vese dhe që nuk kishte probleme me asnjë, pasi gjithmonë ishte i qeshur. Ata nuk kanë dalluar ndonjë gjë që nuk shkonte gjatë kohëve të fundit tek ai. Madje, janë shokuar kur kanë mësuar lajmin e vetëvrasje­s së tij. Edhe vetë ministri i Brendshëm u shpreh dje me superlativ­a për shoferin e tij, të cilin e konsideron­te si pjesë të familjes së tij. “Një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar dhe fjalëpakë”. Kështu e përshkruan­te dje ministri Xhafaj 31- vjeçarin, duke theksuar se nuk gjente dot fjalë për të ngushëllua­r familjen e tij. Nga një vëzhgim i profilit të tij në “Facebook”, 31- vjeçari shfaqet në disa postime si ndjekës i rregullt i futbollit, tifoz i Tiranës dhe i Bajernit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania