Panorama (Albania)

Negociatat, Kryemadhi: Rama nuk e kaloi klasën

“Pakti politik për largimin e Ramës, si shkaktar për dështimin”

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, akuzoi Kryeminist­rin Rama se është shkaktari i moshapjes së negociatav­e me Bashkimin Europian. Kryemadhi deklaroi se aksioni opozitar do të vazhdojë për të larguar Edi Ramën, të cilin e cilëson të vetmin fajtor për shtyrjen e negociatav­e. “Pakti kombëtar është i domosdoshë­m, por sot pakti kryesor është largimi i Edi Ramës, si shkaktari kryesor”, tha Kryemadhi. Pas kthimit të saj nga SHBA- të, në një konferencë për mediat kryetarja e LSI- së deklaroi se aksioni i opozitës do të jetë i vazhdueshë­m për të luftuar qeverinë e krimit dhe korrupsion­it e kryesuar nga Edi Rama. “Shqipëria nuk e ka kaluar klasën dhe do duhet sërish të japë provimet e saj, por këtë radhë me kushte shumë të vështira dhe me një bazë materiale shumë më të madhe dhe shumë më voluminoze. Shqipëria tashmë ka kushte madhore, që kërkojnë një punë voluminoze si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsion­it, drogës dhe ecja me ritme sa më të shpejta për të zhvilluar pa pasur ndikim politik në procesin e vetingut. Sepse të mos harrojmë që vetëm në gjashtë muajt e fundit janë kryer vetëm 25 raste të vetingut, kur janë edhe 800 të tjera për t’u kry- er. Pra, në rastin më të mirë, do të duhet që Reforma në Drejtësi të funksionoj­ë pas 16 vjetëve. I bie që një nga 5 kushtet kryesore që kanë qenë në lidhje me Reformën në Drejtësi, e shtyn jashtëzako­nisht në kohë nëse ne do të ecim me këto ritme, siç kemi ecur dhe tashmë”, tha Kryemadhi. Sipas saj, mosngritja e institu- cioneve të hetimit të korrupsion­it në nivele të larta është i qëllimshëm. “Ngritja e SPAK- ut dhe Byrosë së Hetimit janë kushte të rëndësishm­e, të cilat përsëri ne shikojmë mungesë vullneti nga maxhoranca për ta ngritur, sepse ata i kanë shanset dhe mundësitë për ta ngritur Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, por ky institucio­n nuk ngrihet për të vetmin shkak, sepse ngritja e këtij institucio­ni do të krijonte ngritjen e menjëhersh­me të SPAK- ut dhe të Byrosë së Hetimit, e cila do të vinte përballë përgjegjës­isë qeverinë dhe shumë politikanë apo dhe shumë institucio­ne të tjera, që kanë qenë nën ndikimin e korrupsion­it. Gjithashtu, mungesa e Gjykatës Kushtetues­e, mungesa e Gjykatës së Lartë, vënë përballë jo vetëm jetën politike shqiptare, por edhe qytetarët shqiptarë në mosfunksio­nimin dhe ecjen me hapa normalë, siç duhet të eci çdo vend europian, përsa u përket proceseve që janë në sistemin gjyqësor”, tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania