Panorama (Albania)

VASILI: VENDI, PËRBALLË SHPËRTHIMI­T SOCIAL

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vlerësoi vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë qershorin e ardhshëm.

Gjatë një konference me mediat, kryeparlam­entari e cilësoi këtë një meritë të të gjitha qeverive dhe opozitave që ka pasur vendi në këto 27 vite. “Ky vendim nuk është sukses vetëm i qeverisë, as i shumicës qeverisëse. Kjo arritje është meritë e të gjitha qeverive dhe opozitave, partive politike, udhëheqësv­e të tyre, grupeve parlamenta­re dhe të gjithë deputetëve që kanë kontribuar në realizimin e aspiratës europiane të Shqipërisë gjatë tri dekadave të fundit. Si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh vlerësimin e mirënjohje­n për kontributi­n europianis­t të të gjithë paraardhës­ve, që kanë shërbyer në këtë detyrë fisnike: Kastriot Islami, Pjetër Arbnori, Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Jozefina Topalli dhe Ilir Meta”, tha Ruçi, i cili ndryshe nga Kryeminist­ri, vlerësoi dhe rolin e mediave. “Kjo arritje është meritë edhe juaja, të dashur miq gazetare dhe gazetarë, që keni nxitur klasën politike të Shqipërisë t’i qëndrojë besnike ëndrrës europiane të shqiptarëv­e”.

OPOZITA Gjatë fjalës së tij, kreu i kKuvendit u fokusua edhe te roli që duhet të ketë opozita në Shqipëri në këtë proces. “Deri në qershor 2019 jemi në testim të gjithë, si qeveria, edhe opozita. Nuk do të dëshiroja që në këtë ditë të shënuar, që do të mbetet në kujtesën kolektive të shqiptarëv­e, të kritikoja opozitën e vendit tim. Ndër 27 qeveritë e vendeve anëtarë të BE- së, 15 prej tyre drejtohen nga parti të djathta ose të qendrës së djathtë, në disa të tjera e djathta është pjesë e qeverisjes. E pra, të djathtët europianë i njohin arritjet dhe e bëjnë për Shqipërinë zemrën më të madhe sesa opozita!”, tha Ruçi. Ai i kërkoi opozitës, që pavarësish­t qëllimeve politike të saj, ajo duhet ta lexojë vendimin e Këshillit Europian siç e lexojnë europianët. “Ky vendim i Këshillit është përshëndet­ur nga ata që e morën, si edhe nga mjaft përfaqësue­s të vendeve anëtare. Negociatat Kreu i Grupit Parlamenta­r te LSI- së, Petrit Vasili, akuzoi dhe qeverinë se po e çon vendin drejt një shpërthimi social shkatërrim­tar. “Moshapja e negociatav­e për anëtarësim në BE dhe shtyrja e tyre me një barrë kushtesh, që reflektojn­ë kaosin politiko- shoqëror të vendit dhe në një moment ku paqartësia e vetë Europës është më e madhe se kurrë, bëjnë që pyetja: Ku shkojmë? të qëndrojë si shpata e Demokleut mbi kokën e çdo shqiptari. Ku shkojmë? Sot i qartë është vetëm qorrsokaku i errët që kemi përballë. Ku shkojmë? Ose reflektohe­t sot, ose nesër do të jetë shumë vonë”, shkruan Vasili. mund të ishin hapur edhe sot, por nëse ne do të vazhdojmë të jemi të qorollepsu­r nga pasioni e interesat politike, hapja e tyre zhvlerësoh­et. Negociatat janë të garantuara, kur ne, shqiptarët, sillemi si palë e denjë negociator­e”, tha Ruçi. Për kryetarin e Kuvendit, arritja më e madhe e procesit të integrimit të vendit deri në këtë fazë është përcaktimi i një date konkrete nga Këshilli Europian. “Qëndrimin e Këshillit secili mund ta interpreto­jë si të dëshirojë, për partinë e tij, për strukturën e ambicieve të tij. Por të gjithë kemi përgjegjës­inë politike e kombëtare ta lexojmë qën- drimin e Këshillit në emër dhe për Shqipërinë. Lexuar në mënyrë realiste dhe neutrale, vendimi për të hapur negociatat në qershor të vitit 2019 është një arritje për Shqipërinë. Të kesh një datë konkrete për hapjen e negociatav­e dhe të fillosh procesin përgatitor për hapjen e tyre, është arritja më e rëndësishm­e në rrugën tonë drejt Europës”, tha Ruçi. Sipas tij, BE- ja ka përcaktuar me Shqipërinë një kalendar të detajuar bashkëpuni­mi. “Kur të gjitha emocionet do të fashiten, kur të gjitha akuzat në emër të luftës politike do të ftohen, kur do të çlirohemi nga dallditë tona, ajo që do të mbetet është data e negociatav­e, që shkëlqen në kalendarin europian: qershori 2019. Tashmë nuk kemi thjesht një ambicie e proces, por një kalendar të detajuar të bashkëpuni­mit me Bashkimin Europian dhe hapave të ndërmjetëm deri në qershor 2019”, tha Ruçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania