Panorama (Albania)

Vetëvritet me plumb në kokë shoferi i ministrit

Kush është 31- vjeçari Shkëlzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, që u gjet me plumb në kokë. Policia: Ishte vetëvrasje. Reagon Xhafaj

- Shkëlzen Qordja

Deklaratat politike në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Gardën e Republikës, e kanë detyruar të reagojë familjen e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një kohë që, siç shprehen vetë ata, nuk ka fjalë as për t’i ngushëllua­r, detyrohen nga këto deklarata, që ata i quajnë shqelma të politikës, të gjejnë fjalë për të bërë deklarata të tilla. “Është e pabesueshm­e për ne, që në kushtet e një tragjedie familjare që nuk i urohet as hasmit, të na duhet të përballojm­ë edhe shqelmat e politikës mbi trupin pa jetë të djalit dhe vëllait tonë, që e kemi në mes të shtëpisë!”, thuhet në reagimin e familjes së Shkëlzen Qordjas. Pas ngjarjes së rëndë ka pasur një sërë versionesh mbi ngjarjen, të cilat janë përcjellë nga media, por edhe nga ish- Kryeminist­ri Sali Berisha. Kjo situatë solli reagimin e familjes Qordja, të cilët kërkojnë respekt për 31vjeçarin dhe që të mos e rëndojnë më shumë. Në një prononcim për “Temën”, kërkojnë që për qëllime politike të mos fabrikohen lajme mbi vdekjen e tij. “Kur s’ka fjalë dhe ngushëllim për ne sot, detyrohemi nga këto shqelma egërsirash të gjejmë fjalë për të bërë deklarata publike si familje! Por fatkeqësis­ht, nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse t’u drejtohemi publikisht politikanë­ve që të na lënë të qajmë njeriun tonë. Të mos shkelin mbi çdo ligj e zakon, duke bërë atë që as gjaksi i kanunit nuk e ka bërë kurrë për viktimën e tij. Ju lutemi, mos e rëndoni djalin e vëllain tonë me fantazi dhe fabrikime për qëllimet tuaja. Për shpirtin e zi që ju shtyn në të tilla akte çnjerëzore nuk është fajtor i shtrenjti ynë dhe zija jonë del e tepron për supet e familjes sonë të thjeshtë. Prindërit dhe vëllezërit e të ndjerit Shkëlzen Qordja”, thuhet në prononcimi­n e familjes për gazetën “Tema”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania