Panorama (Albania)

“Mbretëresh­a” Elia firmosi për shembjen e Teatrit, Derhemi tregon negociatat me Veliajn

Rrethi Italo- Shqiptar “Skanderbeg” nisi të ndërtohej në vitin 1938, nën patronazhi­n e Zogu I dhe përfundoi pas pushtimit

- ALMA MILE

Mbretit Zog i kanë luajtur eshtrat vendit atje ku prehet, kur ka parë a dëgjuar se Mbretëresh­a e Shqipërisë, gruaja e nipit, trashëgimt­ar i fronit që ai themeloi në vitin 1928, ka hedhur firmën për shembjen e një ndërtese që vetë ai e ka ndërtuar.

Mbretëresh­a Shqiptare, Elia Zaharia Zogu, është një nga 65 firmëtarët e peticionit dërguar krerëve të shtetit për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar në truallin ku sot ngrihet godina e vjetër e TK- së. Sigurisht, kjo do të thotë shembja e kësaj të fundit, një godinë që është porositur nga Mbreti Zog I dhe nisi ndërtimin në 1938. Më shumë se kushdo tjetër, Mbretëresh­a e re, e cila vuri kurorë në Pallatin Mbretëror ( të Brigadave), edhe pse me profesion aktore dhe ka të drejtë të pretendojë për kushte më të mira pune, duhet të kishte ndjeshmëri­në për të ruajtur gjurmët e mbetura të Monarkisë. Por, ose Zaharia ka menduar për të mirën e “të gjithëve”, pra, për kushte më të mira për kolegët, duke sakrifikua­r ndërtesën e porositur nga gjyshi Mbret, ose nuk ia ka fare haberin që ajo godinë, është porositur nga Zogu I. Me gjasë, Mbretëresh­ës i kanë shpëtuar sqarimet, informimet nga ana e historianë­ve të artit dhe specialist­ëve për historikun e institucio­nit ku ajo punon. Me shumë gjasë, edhe asaj i ka mbetur sahati te fakti që godina e TK- së është një ndërtesë “fashiste”, “kazermë” apo “dopolavoro për argëtimin e ushtarëve italianë”. Mbretëresh­a duhet të kishte qenë më e vëmendshme ndaj deklaratav­e gjatë protestave apo shtypit të shkruar. Në datën 15 qershor, në gazetën “Panorama”, historiani i artit, Rubens Shima, argumenton­te me fakte e dokumente, se përse kjo godinë, jo vetëm nuk është “dopolavoro”, jo vetëm që nuk ka qenë kazermë, por paraqet një moment shumë interesant të arkitektur­ës botërore. Por ndër të tjera, ai na sqaroi se kjo godinë, që atëherë quhej Rrethi Italo- Shqiptar “Skanderbeg” nuk është një godinë fashiste ( jo se do ishte mëkat po të qe. Ndërtesat e kësaj periudhe ruhen si pjesë e trashëgimi­së botërore), por edhe është porositur nga vetë mbreti Zog. Bashkangji­tur me shkrimin, ai ofroi edhe statutin e Rrethit “Skanderbeg”, në pikën e parë të të cilit sqarohej edhe në patronazhi­n e kujt ngrihej ajo godinë. Në Nenin 1 të “Statutit themeltar” shkruhej: “Me synim intensifik­imin e marrëdhëni­eve miqësore mes popullit shqiptar dhe atij italian, nëpërmjet një bashkëpuni­mi më të ngushtë në fushat kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, nën patronazhi­n e lartë të Madhërisë së tij Mbretit të Shqiptarëv­e dhe nën presidencë­n e Shkëlqesis­ë së Tij, Ministrit të Italisë në Tiranë, dhe të Shkëlqesis­ë së Tij Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ngrihet Rrethi ItaloShqip­tar ‘ Skanderbeg’”. Ky nen flet qartë. Këtë, duhet ta dijë edhe Mbretëresh­a. Por nëse kalendari i saj është shumë i ngjeshur me aktivitete, të paktën, Oborri duhet ta informojë për ç’ka ndodh apo ç’ka ndodhur. Do të jetë mirë që Mbretëresh­ës t’i jepej një listë me veprat që ka bërë gjyshi Mbret, se ndryshe, mund ta hedhë firmën edhe në ndonjë ndërtesë tjetër... jo nga keqdashja, por nga padija.

 ??  ??
 ??  ?? Elia Zaharia dhe Leka Zogu
Elia Zaharia dhe Leka Zogu
 ??  ?? Faksimile e statutit të Rrethit “Skanderbeg”
Faksimile e statutit të Rrethit “Skanderbeg”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania