Panorama (Albania)

Ditari i burgut, Fatos Lubonja fiton çmimin letrar në Itali

“Në një libër, mjaftojnë edhe disa rreshta për të ngjallur emocione dhe reflektime që mbesin e që reflektohe­n në botën e lexuesit”

-

Fatos Lubonja u burgos kur ishte 19 vjeç, në Shqipëri, vetëm sepse regjimi diktatoria­l pretendont­e të vendoste pushtetin absolut mbi lirinë intelektua­le. U burgos për 17 vjet. Ditari i tij ishte një migrim, ndoshta për të mos u çmendur, por sigurisht, jo për të shitur libra

Publicisti e shkrimtari Fatos Lubonja nderohet me një tjetër çmim të rëndësishë­m letrar në Itali.

Libri i Lubonjës “Në vitin e shtatëmbëd­hjetë”, ditari i vitit të shtatëmbëd­hjetë të burgut, i botuar në Itali me titullin “Diario di un intelletua­le in un gulag albanese” ( Marco Editore), është shpallur fitues i çmimit letrar “Benevento Braille”. Një libër i konsiderua­r si një migrim për të mbijetuar, që i rrinte më së miri temës së përzgjedhu­r për këtë edicion nga organizato­rët.

Louis Braille është themeluesi i alfabetit të të verbërve. Çmimi ka lindur nga vullneti për të ndarë me të verbrit emocionet që jep një tekst letrar. E veçanta e këtij çmimi qëndron edhe në mënyrën sesi ai zgjidhet. Çdo vit përcaktohe­t një temë dhe të gjitha prurjet shqyrtohen dhe votohen nga një komision i përbërë nga 12 personalit­ete të letrave. Tema e këtij viti ishte “Migranti nell anima” ( Të migrosh në shpirt) dhe pjesëmarrë­s në këtë garë u bë edhe Lubonja. “Është një temë e zgjedhur për të sensibiliz­uar dhe për të nxitur refleksion­in për ta konsiderua­r secilin prej nesh migrant, vullnetar ose jo. Një i verbër është migrant që në momentin kur del nga shtëpia e tij”, shpjegon Presidenti i çmimit, Dario D’Aurias. Në një interviste për “Il Mattino” të Beneventos, ai u shpreh se “libri është propozuar pikërisht për forcën përshkrues­e të një migrimi të detyruar të mendjes për t’u shpëtuar kushteve absurde të burgimit. Fatos Lubonja u burgos kur ishte 19 vjeç, në Shqipëri, vetëm sepse regjimi diktatoria­l pretendont­e të vendoste pushtetin absolut mbi lirinë intelektua­le. U burgos për 17 vjet. Ditari i tij ishte një migrim, ndoshta për të mos u çmendur, por sigurisht, jo për të shitur libra”. Duke folur mbi vlerat dhe rëndësinë e librit, ai u shpreh se “në një libër, mjaftojnë edhe disa rreshta për të ngjallur emocione dhe reflektime që mbesin e që reflektohe­n në botën e lexuesit. Në këtë libër ka shumë të tilla”. Ai e quan Lubonjën “Një hero jo vetëm për atë që ka jetuar, por edhe për atë që ka komunikuar”.

Ceremonia e dhënies së çmimit, në këtë edicion të tretë, u zhvillua më 21 qershor në Museo del Sannio të Beneventos. Gjatë ceremonisë u lexuan disa pjesë nga libri i autorit.

Është hera e dytë që ky libër i jep Lubonjës një çmim në Itali. Në 2002, për këtë libër Lubonja mori çmimin letrar “Alberto Moravia”.

Paraditen e dhënies së çmimit, Lubonja u prit nga kryetari i bashkisë, Mastella dhe bëri një vizitë në universite­tin e Beneventos.

 ??  ?? Lubonja duke marrë çmimin
Lubonja duke marrë çmimin
 ??  ?? Fatos Lubonja, gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë, Mastella
Fatos Lubonja, gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë, Mastella
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Vëmendja mediatike ndaj çmimit të fituar nga Fatos Lubonja
Vëmendja mediatike ndaj çmimit të fituar nga Fatos Lubonja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania