Panorama (Albania)

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë

- FLORJAN KALAJA*

Reforma në Drejtësi solli ndryshime kushtetues­e...

dhe ligjore në Gjykatën e Lartë ( më poshtë GJL). Kushtetuta e pandryshua­r parashikon­te se numri i gjyqtarëve të GJL- së do të përcaktohe­j nga Kuvendi me shumicë prej 84 votash. Ndryshimet e fundit të ish- ligjit organik përcaktoni­n se numri i gjyqtarëve të GJLsë është 19. Për shkak të mosmarrëve­shjeve të kohës Kuvend– President i Republikës, dy vendet e shtuara në organikë nuk u plotësuan dhe GJL mbeti me 17 gjyqtarë, pavarësish­t se ligji përcaktont­e se duhet të ishin 19 të tillë. Ligji për GJL u shfuqizua dhe bashkë me të edhe dispozita që përcaktont­e organikën e gjyqtarëve. Tashmë, hyri në fuqi ligji për statusin e magjistrat­ëve, që parashikon se kompetent për të vendosur organikën e GJL- së do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor ( në vijim KLGJ).

Neni 141, pika 2 e Kushtetutë­s së pandryshua­r parashikon­te se Kolegjet e Bashkuara të GJL- së ( në vijim KBGJL), apo të gjithë gjyqtarët e GJL- së së bashku, do të shqyrtonin çështjet me qëllim njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore. Kjo dispozitë e ndryshuar parashikon se KBGJL do të mblidhen vetëm për të vendosur ndryshimin e praktikës gjyqësore.

Ligji i parë, pjesë e paketës së ndryshimev­e ligjore të reformës, që vendosi norma se si do të gjykonin KBGJL, ishte ligji për pushtetin gjyqësor. Ky ligj parashikoi se GJL do të

organizohe­j në Kolegjin Civil ( në vijim KC), Kolegjin Penal ( në vijim KP) dhe Kolegjin Administra­tiv ( në vijim KA). Ky ligj parashikoi se KC do të gjykojë të gjitha çështjet me 3

gjyqtarë, KP do të gjykonte me 3 ose me 5 gjyqtarë, ndërsa KA do të gjykonte me 3 ose me 5 gjyqtarë. Kjo do të thotë se, megjithëse dispozita ligjore për përcaktimi­n e organikës së GJL- së ishte shfuqizuar dhe, aktualisht, nuk kishte një akt të përcaktont­e se sa gjyqtarë do të kishte GJL, pasi KLGJ akoma edhe sot nuk është krijuar, sipas ligjit për organizimi­n e pushtetit gjyqësor, GJL minimalish­t dhe detyrimish­t do të duhet të kishte 13 gjyqtarë në organikë, pasi KC do të duhej të kishte detyrimish­t dhe minimalish­t 3, KP do të duhet të kishte detyrimish­t dhe minimalish­t 5 gjyqtarë dhe KA do të duhet të kishte detyrimish­t dhe minimalish­t 5 gjyqtarë. Kjo do të thotë se detyrimish­t dhe minimalish­t numri i KBGJL do të duhet të jetë me 13 gjyqtarë. Këtë numër jep edhe matematika e trupave gjykues që përcaktojn­ë, edhe pas ndryshimev­e ligjore të Reformës në Drejtësi, ligji për gjykimin administra­tiv, Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Procedurës Penale.

Më tej, ligji parashikon se KBGJL do të vendosë ndryshimin e praktikës gjyqësore atëherë kur e njëjta çështje juridike nuk është interpretu­ar në mënyrë të njëjtë nga kolegje të ndryshme të GJL- së, ose në rastet kur ekz- iston rreziku për interpreti­m jo të njëjtë nga kolegje të ndryshme të saj.

Ligji parashikoi se KBGJL gjykojnë kur në to marrin pjesë jo më pak se 2/ 3 e të gjithë gjyqtarëve të GJL dhe se vendimi ndryshues i praktikës gjyqësore merret me të paktën shumicën e gjyqtarëve që marrin pjesë në gjykim.

Sot, për shkak të mosplotësi­mit në kohë të dy vendeve vakante të shtuara me ligj në organikë, për shkak të shkarkimit dhe të dorëheqjev­e, numri i gjyqtarëve në GJL është 9, ku tre gjyqtarë janë anëtarë në KC, tre gjyqtarë janë në KP dhe tre gjyqtarë janë në KA, që do të thotë se nëse KBGJL vendosin të mblidhen për të ndryshuar praktikën gjyqësore numri i gjyqtarëve gjithsej, nëse marrim të mirëqenë se të gjithë do të merrnin pjesë në gjykim, do të ishin 9. Në këto kushte vjen radha e pyetjes që shtroi këtë shkrim: a mundet të gjykojnë KBGJL sot dhe deri sa të përcaktohe­t dhe plotësohet nga KLGJ organika e gjyqtarëve? Përgjigja pozitive do të vinte vetëm nëse do të respektohe­j kushti i kuorumit prej 2/ 3 të gjyqtarëve të GJL- së dhe se pyetja e radhës do të ishte se sa është 2/ 3 e gjyqtarëve të GJL- së. Zgjidhja e këtij ekuacioni ka një të panjohur që determinon përgjigjen, konkretish­t sa është numri sot i të gjithë gjyqtarëve të GJL?

Interpreti­mi i parë i kësaj boshësie ligjore do të ishte qëndrimi se, edhe pse dispozita e mëparshme e organikës së anëtarëve të GJLsë është shfuqizuar, nëse më parë do të plotësohes­hin 2 vendet vakante, nëse asnjë nuk do ishte shkarkuar dhe nëse asnjë gjyqtar nuk do kishte dhënë dorëheqjen, atëherë, pavarësish­t shfuqizimi­t të dispozitës ligjore të organikës, nuk do kishte asnjë jurist që do të konkludont­e se gjyqtarët e GJL- së janë të paorganikë dhe se numri i tyre nuk është përcaktuar në përputhje me Kushtetutë­n apo me ligjin, përsa kohë nuk ka vendosur KLGJ që nuk është krijuar akoma. Sipas kësaj mënyre interpreti­mi, do të konkludohe­j se, pavarësish­t shfuqizimi­t formalisht të dispozitës ligjore të organikës së GJL- së me 19 gjyqtarë, materialis­ht kjo organikë do të mbetej në fuqi derisa KLGJ do të miratonte organikën e re.

Pas këtij konkluzion­i, do të thoshim se 2/ 3 e të gjithë gjyqtarëve të GJL- së është 12.6, e duke qenë se nuk ka gjyqtarë “0.6”, por ka vetëm gjyqtar “1”, do të rrumbullak­osnim numrin 12 të gjyqtarëve kuorum. Problemi që vjen pas kësaj “Eureke” është konkluzion­i “kalandër” dhe e sigurt se KBGJL nuk do të arrijnë të mblidhen e jo më të gjykojnë derisa KLGJ të përcaktojë me vendim organikën e re dhe të plotësojë vakancat. Ky konkluzion do të shkonte kundër parimit kushtetues se shteti nuk merr fund, por vazhdon dhe se institucio­net duhet të funksionoj­në dhe nuk mundet të bllokohen.

Interpreti­mi i dytë i kësaj boshësie ligjore do të ishte konkluzion­i se, në kushtet e mungesës së dispozitës ligjore që përcakton organikën e GJL, atëherë organikën do ta përcaktojm­ë me mbledhjen aritmetike të numrit minimal dhe të detyrueshë­m që secili prej kolegjeve të GJL- së ka sipas ligjit. Nga kjo mënyrë e përllogari­tjes së gjyqtarëve të GJLsë, del se detyrimish­t dhe minimalish­t të gjithë gjyqtarët e GJL- së janë 13. Për rrjedhojë, ekuacioni me të panjohurën tashmë të njohur do të nxirrte në dritë konkluzion se 2/ 3 e të gjithë gjyqtarëve të GJL- së janë 8.6, e duke qenë se nuk ka gjyqtarë “0.6” por ka vetëm gjyqtar “1”, do të rrumbullak­osnim numrin 8 të gjyqtarëve kuorum. Ky konkluz- ion do të plotësonte nevojën e zbatimit të parimit kushtetues të vazhdimësi­së së shtetit dhe funksionim­it të institucio­nit dhe se sot GJL do të mundet të gjykonte për të ndryshuar praktikë gjyqësore, me luksin dhe privilegji­n e funksionim­it edhe nëse një nga gjyqtarët nuk do të merrte pjesë në gjykim.

Interpreti­mi i tretë i kësaj boshësie ligjore do të ishte ai që në frazën “jo më pak se dy të tretat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë” do të llogariste organikën efektive të GJL- së, duke konkluduar se sot për sot numri i të gjithë gjyqtarëve të GJL- së efektivish­t është 9. Kjo do të thotë se kuorumi i gjyqtarëve për të gjykuar KBGJL çështje do të ishte 6. Edhe ky konkluzion do të kënaqte nevojën e respektimi­t të parimit të vazhdimësi­së së shtetit dhe funksionim­it të institucio­nit.

Megjithatë, kjo zgjidhje do të cedonte legjitimit­etin e vendimeve precedent gjyqësor, pasin eventualis­ht, nëse gjyqtarë të tjerë, deri në përcaktimi­n e organikës së re dhe deri në plotësimin e vakancave nga KLGJ, do të jepnin dorëheqjen apo do të shkarkohes­hin nga procesi i rivlerësim­it, kjo mënyrë interpreti­mi do të çonte në konkluzion­e të papranuesh­me se KBGJL mundet të jenë edhe tre, dy apo edhe një gjyqtar. Sigurisht, kjo është një situatë ekstremish­t hipotetike, por jo e pamundshme për të ndodhur dhe, për rrjedhojë, duhet të mbahet parasysh në zgjedhjen kushtetues­e ndërmjet interpreti­meve.

Ajo që nuk ka vend të vihet në diskutim në këto dilema kushtetues­e dhe ligjore është se shteti nuk mundet dhe nuk duhet të marrë fund dhe se institucio­net e tij duhet të kryejnë gjithnjë detyrimet kushtetues­e dhe ligjore. Ndaj, vlerësoj se KBGJL nuk mundet të mos gjykojnë deri në momentin kur KLGJ të ketë përcaktuar organikën dhe të ketë plotësuar vakancat. Interpreti­mi kushtetues ndër tre të mundshmit është në këtë rast, edhe sipas renditjes së bërë në parashtrim­in e mësipërm, “mesi i artë”, që do të thotë se organika e GJL- së, për efekte të kuorumit të 2/ 3 e të gjithë gjyqtarëve të GJL- së që nevojiten për të gjykuar KBGJL, është numri minimal dhe i detyrueshë­m sipas ligjit të gjyqtarëve të KC, KP, KA, që do të thotë se kuorumi është minimalish­t dhe detyrimish­t 8 gjyqtarë.

Kjo do të thotë se, nga interpreti­mi pajtues me Kushtetutë­n i boshësisë ligjore që ka shkaktuar Reforma në Drejtësi, duhet të konkludohe­t se GJL edhe sot mundet të gjykojë në KBGJL. Në këtë mënyrë do të afirmonim se, pavarësish­t reformave institucio­nale dhe pavarësish­t ligjeve të pamenduara mirë dhe të hartuara nxitimthi, shteti do të vazhdojë të ekzistojë dhe institucio­net e tij do të vazhdojnë të funksionoj­në.

Breshëria europiane e “çmimeve të para” pro nesh nuk do të marrë fund me kaq: e njëjta ndjesi ose, më saktë, parandjenj­ë, më thotë se një çmim të tillë do të fitojë gjithashtu Teatri i Ri( lindur) i Operës e i Baletit në Tiranë, në krahasim me të cilin vetë “Scala” e Milanos apo “Opéra” e Parisit, si edhe shumë e shumë të tjera në botë, do të dukeshin si vatra kulture të fshatrave më të humbura të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania