Panorama (Albania)

Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore, si vrau veten me plumb në kokë shoferi i ministrit të Brendshëm

“Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, për të goditur ministrin e Brendshëm dhe për të goditur qeverinë”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka folur dje për herë të parë për ngjarjen e ndodhur me shoferin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilin opozita ka ngritur akuza se është ekzekutuar.

Gjatë turit të llogaridhë­nies në Korçë, kreu i qeverisë i ka shprehur ngushëllim­e familjes së gardistit, Shkëlzen Qordja, i cili, sipas Ramës, mori vendimin ekstrem të vetëvrasje­s. Për Ramën, familjarët nuk u lanë të qetë nga politika për ta lotuar brenda familjes tragjedinë. “Unë dua ta nis në mënyrë pak të veçantë këtë takim, sepse rrethanat e diktojnë. Duke përfituar nga rasti, t’i shpreh ngushëllim­et e mia më të ndjera familjes së punonjësit të Gardës, i cili u nda nga jeta, pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne dhe dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes për faktin se edhe përtej tragjedisë, edhe përtej dhimbjes së pangushëll­ueshme të një familjeje për djalin, për vëllain, për një njeri të shtrenjtë, ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë së tyre, sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike”, është shprehur dje Rama.

SULMI Kryeminist­ri i ka quajtur akuzat e opozitës si fantazi makabër, që ka për qëllim të godasë qeverinë dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në fjalën e tij para banorëve të Korçës, ai tha se opozita nuk ka respekt as për të vërtetën, jo më për dhimbjen e një familjeje të thjeshtë. “Sulmeve politike për të njëjtat arsye të mosarsyes që e kanë dominuar për kaq shumë kohë politikën tonë e që vazhdojnë ta dominojnë, pa dashur fare t’ia dijë për respekt, për të vërtetën jo e jo, por as për njerëzit e thjeshtë të një familjeje të thjeshtë, në kulmin e një momenti dhimbjeje. Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në një skenar fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm, për të goditur qeverinë, vërtet që nuk ka fjalë për t’u komentuar’, ka thënë ai

NEGOCIATAT Për Ramën, të njëjtën sjellje pakica në Parlament mbajti edhe për datën e çeljes së negociatav­e me Bashkimin Europian. “Është i neveritshë­m, është i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësi­e të jashtëzako­nshme dhe artificial­e, në të cilën gjendet hapësira e debatit politik, që karakteriz­oi edhe gjithë procesin për të marrë më në fund datën për çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europian. Është e hatashme të shikosh se si pasqyra e opozitës sonë të pafe, pa atdhe, pa din, pa iman, e përthyen edhe këtë kapitull kaq të rëndësishm­e për Shqipërinë e për shqiptarët, jo për Partinë Socialiste, jo për qeverinë thjesht se si përpiqet t’u tregojë shqiptarëv­e formën e një gënjeshtre të madhe si të ishte një e vërtetë e hidhur, ndërkohë që e vërteta është shumë e thjeshtë, Shqipëria mori nga Komisioni Europian rekomandim­in pozitiv, pa kushte, për të çelur menjëherë negociatat e është Komisioni Europian, mekanizmi i vlerësimit objektiv të të gjitha aspekteve teknike të procesit, është makineria e ngritur nga shtetet anëtare për të ndjekur në çdo hap procesin në të gjitha drejtimet e për të dhënë konkluzion­e”, ka thënë ai.

 ??  ?? SHKELZEN QORDJA, GARDISTI I VETEVRARE
SHKELZEN QORDJA, GARDISTI I VETEVRARE
 ??  ?? SHKELZEN QORDJA, GARDISTI QE VRAU VETEN
SHKELZEN QORDJA, GARDISTI QE VRAU VETEN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania