Panorama (Albania)

Një dekoratë për imzot Anxhelon dhe… arbëreshë të tjerë misionarë

- FRANO KULLI

Pak ditë më parë, Presiden ti i Republikës i ka...

akorduar dekoratën “Nënë Tereza”, Arqipeshkv­it të Shkodrës, Imzot Anxhelo Massafra dhe mua m’u bë të ndalohem me këto radhë, përtej njohjes sonë së hershme.

Imzot Massafra, frat françeskan, ka ardhë në Shqipëri në vitin ’ 92, në fillim në Laç për disa muaj e pastaj në Troshan si famullitar e njëherësh në Lezhë, në Kuvendin e saporingja­llur françeskan, si mësues i noviciatëv­e- nxënësve të brezit të parë në atë kuvend. Si mësues e Atë i atyre, të cilët kishin zgjedhur të hynin në rrugën e meshtarisë, kur tashmë e drejta legale e besimit ishte rikthyer e kisha katolike, si edhe të tjerat institucio­ne të besimit në Shqipëri po ringjalles­hin. E shpresa e besimit po këndellej si bimësia pas dimrit të gjatë e të lëngueshëm.

Pader Angelo, frati në mesomoshë asokohe, vinte si edhe të tjerë vërsnikë të tij nga vende përreth të Europës, kryesisht nga Italia. Ai vinte nga arbëreshët e Italisë, me një lidhje më me rrënjë me “dheun e Arbërisë”, ndjesi kjo që i lexohej lehtasi në sytë poshtë syzeve jo të holla, në atë shpejtim të ardhjes së tij.

Në Lezhë zë fill vetë historia e françeskan­ëve në Shqipërí. Sipas një gojëdhëne, kur vetë Shën Françesku i Azisit, në vitin 1219, gjatë rrugëtimit të tij apostolik për në Dalmaci e më përtej, u ndal në Lezhë, këtu ku edhe sot gjendet kisha françes- kane, në anën e djathtë të Drinit, në kodër. Aty mori një shkop pishe dhe e mbajti me vete deri në Venedik. Si mbërriti në qytetin italian, atje ku sot është Kuvendi i Shën Françeskut “al Deserto”, e nguli në dhé. Shkopi, mrekullish­t lëshoi rrënjë dhe në pak kohë u rrit e u bë pishë vigane. Për shekuj me radhë, përshpirtë­ria e vendësve e ruajti ketë dru si kujtim e dëshmi të Shenjtit të Madh të Asizit dhe e pagëzoi me emrin “Pisha e Shën Françeskut”. Kjo është gojëdhëna, por, sipas një pllake të ruajtur ende në hyrjen harkore të kishës tashmë të rikonstruk­tuar, ajo është e ndërtuar rreth vitit 1240. ( Hoc templum Fratrum Minorum ædificatum ast anno MÇXL = Ky tempull i Vëllazënve të Vogjël u ndërtue në vjetin 1240), ky është shkrimi që lexohet edhe sot.

Në hyrjen e viteve ’ 90, shtatë shekuj më vonë, në sivëllazër­inë e vet françeskan­e këtu në Shqipëri, pader Angeloja gjen një Urdhër françeskan, me pak sivëllezër sa gishtat e dorës, të sapozgjuar prej letargjisë së burgimeve të gjata e kalvarit të mundimeve nëpër galeritë e birucat e ferrit të diktaturës. At Konrad Gjolajn e At Leon Kabashin, më i moshuari i tyre, që ishte rikthyer e kishte zatetë në Lezhë, vëllezërit Pistulli, At Kostandini­n në Shkrel e At Shtjefnin në Laç, në Tiranë At Zef Pëllumbin, diç më i ri se ata, po me burgim ende më të gjatë e kalvar po aq të mundimshëm, hallakatur nëpër burgjet e kampet e Shqipërisë, por që s’ia kishin ulur aspak tempin…

Në Lezhë, ai do të qëndrojë prej ditëve të para kur mbërrijti e deri në vitin 1997, kur Papa Gjon Pali ( Shejt) e shuguron, në fillim Ipeshkëv të Lezhës e Administra­tor Apostolik të Rrëshenit dhe pak më pas Arqipeshkë­v të Dioçezës më të madhe në Shqipëri, asaj së Shkodrës. Edhe unë ruaj kujtimet e mia prej takimeve e manifestim­eve paqësuese së bashku me të nëpër rrugët e përndezura prej krismave të marrëzishm­e të vitit absurd të krejt ne shqiptarëv­e…

Prej atëherë e deri tash në ditën e dekorimit, në Shkodër, Arqipeshkë­v dhe për shumë kohë Kryetar i Konferencë­s Ipeshkvnor­e të Shqipërisë. Në moment nevoje e thirrjeje për paqe ndërmjet të ndryshmëve në besim e bartësve të konfliktev­e sociale, Imzot Massafra është gjendur gjithherë aty. Në qytet e në malësi, me ofertën e njerëzishm­e të prelatit të kishës, por dhe të misionarit, gjithashtu. Gjithherë mes njerëzve të “gjakut të vet të shprishur”, përtej predikator­it të ungjillit…

Dhe nëse duhet përofruar si “shembull mrekullie”, në mbështetje të dekoratës së lartë, me emrin e Shejtneshë­s sonë Nënë Tereza, të Imzot Masaffrës është encikloped­ia jetëshkrim­ore e 38 martirëve shqiptarë të Kishës katolike: “… Vinçens Prennushi me shokë martirë”, një profil historik e Hagjiograf­ik i martirëve. Ajo vepër, me të vërtetë që për autor ka një tjetër bashkëvëll­ain e tij, Atë Leonardo di Pinto, françeskan i Provincës italiane të Puglias, udhëheqës shpirtëror i Massafrës në fillimet e udhës së kushtimit të tij, por i gjithë kurimi i veprës, qysh në zanafillën faktmbledh­ëse të jetëve të martirëve, me dëshmitë rrëqethëse të martirizim­it, ka dorën e vullnetin e tij…

Në Troshan, rreth 120 vite më parë, një tjetër arbëresh, frat dhe poet, Leonardo de Martino, ndër të parët poetë të rilindjes kombëtare, njëkohshëm me Pjeter Zarishtin, Pashko Vasën, Zef Jubanin e Filip Shirokën, nga Kuvendi i Troshanit do të përcillte udhës së dijes 6 fëmijë rishtarë.

Dy prej tyre, Gjergj Fishta dhe Shtjefen Gjeçovi, më vonë do të bënin histori për Shqipërinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania