Panorama (Albania)

I biri polic u vra në aksion, nëna e dëshmorit pa pension

Daja: Nipi Etmond Çuka të prehet në Varrezat e Dëshmorëve

-

Daja i efektivit të rënë në krye të detyrës kërkon që nipi i tij i shpallur “Dëshmor i Atdheut” të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.

Mali Beshi, banor në fshatin Kurdari të Bashkisë së Klosit ka kërkuar disa herë në institucio­ne që nipi i tij Etmond Çuka, ish- punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të prehet atje ku janë dëshmorët e tjerë. Çuka mbeti i vrarë gjatë një operacioni policor në vitin 2002 në Tropojë. Sipas 60- vjeçarit, pas vdekjes së Etmondit, motra e tij pësoi një tjetër traumë pasi humbi edhe djalin tjetër të saj pas një aksidenti që ai pësoi në Kanada. Tashmë ajo është e vetme dhe pa asnjë mbështetje financiare, pasi, siç shprehet vëllai i saj Mali Beshi, djali që humbi jetën në Kanada rezulton ende i gjallë se nuk ia kanë çregjistru­ar. Ai bën thirrje që motra e tij të trajtohet si nënë dëshmori, pasi ajo jeton pa asnjë ndihmë financiare. Për shkak të traumës nga humbja e dy djemve ka humbur edhe aftësinë mendore për të kërkuar ndihmën që i takon.

Z. Beshi, kur është vrarë nipi juaj, si ka ndodhur ngjarja?

Nipi im është vrarë me 24 maj 2002 në Tropojë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në atë qytet për të kapur dy kriminelë të njohur të zonës. Disa herë drejtuesit e operacioni­t u bënë thirrje të shumëkërku­arve të dorëzohesh­in. Ata nuk kanë pranuar. Madje kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të Policisë. Gjatë përplasjes me armë, dy të kërkuarit qëlluan mbi forcat e FNSH- së dhe aty humbi jetën tragjikish­t nipi im Etmond Zenel Çuka. Kolegët e tij i vranë dy agresorët, por unë humba njërin nga nipat e mi të shtrenjtë. Kjo për familjen tonë ishte një humbje shumë e rëndë. Çfarë ndodhi pas kësaj ngjarjeje të rëndë? Fillimisht, vrasja e nipit u la në heshtje. Pas dy vitesh, me këmbëngulj­en time, Komisioni Qendror i Statusit të Dëshmorit të Atdheut, më 07.07.2005 e shpalli nipin tim Etmond Çuka “Dëshmor të atdheut”, pas vdekjes, ndërsa familjes iu dorëzua simboli “Familje e Dëshmorit të atdheut”. Po ashtu unë kam siguruar një dokument nga Ministria e Brendshme se nipi ishte punonjës në Repartin 712, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Ju kërkoni vlerësim më të madh për nipin e vrarë në krye të detyrës?

Po. U kam shkruar letra e mesazhe shumë herë autoritete­ve të vendit. Kam kërkuar që eshtrat e nipit tim të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, sepse ai ra në krye të detyrës, në përpjekje për të kapur kriminelët. Unë nuk po kërkoj ndonjë privilegj të madh. Po kërkoj që eshtrat e nipit të jenë në krah të dëshmorëve të tjerë dhe jo në varrezat e Fushë- Krujës. Ra në krye të detyrës, në shërbim të vendit dhe e meriton të vendoset në Varrezat e Dëshmorëve. Nëse kjo nuk mundësohet, le të mendohet nga bashkitë Mat a Klos apo Organizata e Dëshmorëve që busti i tij të vendoset në një nga këto qytete, Tiranë, Fushë- Krujë, Burrel apo Klos.

Ju keni shprehur dhe një shqetësim tjetër, në lidhje me shëndetin e motrës tënde dhe pensionin e saj...

Motra ime Lumturie Çuka duket të trajtohet si nënë dëshmori. Ajo ka humbur dy djemtë, Etmondin gjatë kryerjes së detyrës dhe djalin e dytë në një aksident në Kanada. Pas dy ngjarjeve tragjike motra ka humbur aftësinë mendore. Ajo është e pamundur të kërkojë mbështetje nga shteti. Djali i dytë rezulton pjesëtar i familjes së saj, pavarësish­t se dokumentet e ardhura nga Kanadaja dhe Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme faktojnë se djali ka ndërruar jetë, është varrosur në Fushë- Krujë dhe duhet hequr nga gjendja civile e familjes. Kjo nuk ka ndodhur dhe motra nuk përfiton asnjë burim financiar për djalin që vdiq në përpjekje me bandat kriminale.

Nipi im është vrarë me 24 maj 2002 në Tropojë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në atë qytet për të kapur dy kriminelë të njohur të zonës. Disa herë drejtuesit e operacioni­t u bënë thirrje të shumëkërku­arve të dorëzohesh­in. Ata nuk kanë pranuar.

 ??  ?? Dëshmori Etmond Çuka
Dëshmori Etmond Çuka
 ??  ?? Dëshmori i Atdheut, Etmond Çuka
Dëshmori i Atdheut, Etmond Çuka
 ??  ?? Mali Beshi, daja i të rënit në krye të detyrës
Mali Beshi, daja i të rënit në krye të detyrës
 ??  ?? Vërtetimi i Ministrisë së Brendshme
Vërtetimi i Ministrisë së Brendshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania