Panorama (Albania)

“Ngjarja tragjike me shoferin e Xhafajt, vrasje mafioze”

Spaho: Mohimi i të vërtetave e la Shqipërinë jashtë BE- së

-

Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, reagoi pas qëndrimit që Kryeminist­rit Rama që mbajti për vrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një dalje për mediat, Spaho deklaroi se ngjarja e ndodhur në ambientet e Gardës së Republikës është një vrasje mafioze dhe jo një skenar fantazie, siç pretendon kreu i qeverisë. “Ngjarja tragjike me shoferin e ministrit të Brendshëm është vrasje mafioze, nuk është skenar fantazie, siç do ta shesë Kryeprokur­ori Edi Rama. Këto 5 vjet në pushtet, Edi Rama ka mohuar çdo skandal që implikon atë dhe qeverinë e tij në krim! Edi Rama quajti skenar fantazie edhe transporti­n e drogës me avionë. Ai tha se kriminelët në Parlament dhe bashki ishin skenarë makabër të opozitës. Kanabizimi­n e vendit, Edi Rama e quajti njësoj si sot, skenar fantazie makabër. Përfshirje­n e Saimir Ta- hirit me ‘ Audin’ e tij AA 003 GB, në trafikun ndërkombët­ar të drogës bashkë me Habilajt, Edi Rama e cilësoi skenar kriminal të opozitës. Edi Rama mohoi për 5 vjet dënimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, për trafik ndërkombët­ar droge. Tani po mohon, me të njëjtat fjali, përfshirje­n e Taulant Ballës në pastrimin e parave të drogës me çështjen e 3.4 milionë eurove, të kapura në ‘ Toyota Yaris’ vetëm pasi u denoncuam nga opozita”, deklaroi Spaho. Edhe një ditë më parë në reagimin e saj zyrtar për vrasjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, PD e cilësoi një vrasje mafioze vdekjen e Shkëlzen Qordja. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD- së theksoi se mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian edhe për këtë vit. Për Spahon, me Ramën Kryeminist­ër dyert e Europës do të jenë të mbyllura edhe vitin e ardhshëm. “Mohimi i këtyre të vërtetave e la Shqipërinë jashtë Europës! Sepse në vend të së vërtetës dhe të Europës, Edi Rama zgjodhi Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Taulant Ballën, bashkëqeve­risjen me krimin dhe drogën, duke tradhtuar interesat e shqiptarëv­e. Me Edi Ramën Kryeminist­ër, dyert e Europës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe qershorin tjetër. Edhe për faktin se për të fshehur një vrasje mafioze, Edi Rama ka marrë publikisht rolin e Kryeprokur­orit, duke paracaktua­r se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me 3 plumba”, deklaroi nënkryetar­i i PD.

 ?? Edmond Spaho ??
Edmond Spaho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania