Panorama (Albania)

Maks Velo, deputetëve të PD: S'bëtë asgjë për Teatrin, keni bërë gabime

-

Arkitekti Maks Velo ka akuzuar edhe Partinë Demokratik­e se nuk ka bërë asgjë për Teatrin Kombëtar. Gjatë protestës së djeshme ishin të pranishëm edhe disa deputetë të Partisë Demokratik­e, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së protestues­ve, për të qenë pjesë e kësaj rezistence kundër shembjes së godinës së TK. Pas fjalës së deputetëve Jorida Tabaku e Romeo Gurakuqi, që shprehën shqetësimi­n se projektlig­ji do të miratohet me forcën e kartonëve, mori fjalën edhe arkitekti Velo, i cili është shprehur kundër shembjes së godinës 80- vjeçare. Ai e nisi fjalën e tij, duke iu drejtuar deputetëve të pranishëm, madje dhe duke replikuar në distancë. "Jam shumë i pakënaqur me deputetët e Partisë Demokratik­e. Unë kam qenë i burgosur politik dhe kam qenë me PD- në. Partia Demokratik­e, po të kishte dashur, e kishte bërë Teatrin, kushdo që vjen, shan atë që ka ikur. Nuk jep asnjë llogari për ato që ka bërë vetë. Në kohën tuaj ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin. Ku është ai fond? Berisha ka interes për këtë veprim, pse nuk ka reaguar asnjëherë. Ai, që nuk le rast pa folur, për këtë nuk flet. Ju jeni të dyja palët që bashkëpuno­ni. Kur ju preken interesat, kur ata marrin më shumë, jeni të pakënaqur. Ju jeni në këtë gjendje, sepse keni bërë aq shumë gabime, saqë nuk rregullohe­ni më. Dhe prandaj ai luan me të gjithë ne, sepse ju nuk jeni më", tha Velo. Arkitekti foli edhe një herë për projektin e teatrit të ri. "Teatri nuk do të ketë asnjë metër katror, sepse ai është në ajër. Është si të marrësh një apartament dhe nuk je pronar i tokës. Pronë do të jenë vetëm dy blinda. Teatri është në ajër dhe atë sipërfaqe që tha ai, është sipërfaqe e shfrytëzue­shme, por jo në tokë. Aktorët, për të pirë një cigare, do të dalin në rrugë. Teatri është një urë dhe këtej do të jetë pronë publike, por jo pronë e teatrit. Teatrit do t'i merret e gjithë toka", tha Velo. Duke kujtuar kohët kur shihte Mihal Popin e Behje Çelën, Yllka Mujon e fëmijët e saj aktorë, Velo tha se: "Teatri ka qenë gjithnjë qendër e Sigurimit të Shtetit. Çuditërish­t, këtu ishin edhe klasat e përmbysura dhe Sigurimi i Shtetit. Kjo po përsëritet prapë me këta aktorët që bëjnë deklarata", tha arkitekti e artisti Maks Velo. Ndërkohë që gjatë protestës së djeshme ka vijuar nënshkrimi i peticionit dërguar Presidenti­t të Republikës dhe drejtuesve të tjerë të shtetit shqiptar. Edhe një herë, protestues­it bënë thirrje për sa më shumë pjesëmarrj­e qytetare, ndërsa pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci i bëri thirrje opozitës të "dalë e të ruajë teatrin".

 ??  ?? Arkitekti Maks Velo
Arkitekti Maks Velo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania