Panorama (Albania)

PD, thirrje Presidenti­t: Mos dekreto ligjin për shembjen e Teatrit

-

Partia Demokratik­e i ka bërë thirrje Presidenti­t të Republikës që të mos dekretojë ligjin për shembjen e teatrit, që maxhoranca pritet ta kalojë këtë javë në Parlament. Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Albana Vokshi, dhe deputetja e PD, Dhurata Çupi, kanë firmosur peticionin e iniciuar nga artistët për të mos shembur godinën e Teatrit Kombëtar. “Duke firmosur këtë peticion, ne si PD i bëjmë thirrje Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, të mos i hapë rrugë këtij akti antikushte­tues që grabit shqiptarët dhe pasuron akoma më tej Ramën dhe sekserin e tij Erion Veliaj për t’u pasuruar me para të krimit, drogës dhe korrupsion­it”, tha Vokshi. Sipas deputetes së PD- së, ndryshe nga pretendime­t e Ramës dhe Veliajt, në territorin e godinës së teatrit do të ndërtohen kulla. “Prezenca jonë si deputete këtu tregon që PD është seriozisht e angazhuar për të përdorur çdo mjet, çdo mënyrë për t’i thënë ndal këtij akti kriminal, i cili shkatërron njërën prej godinave më të vjetra historike të kryeqyteti­t. Siç e keni të qartë të gjithë, Edi Ramës nuk i intereson aspak arti, nuk i intereson kultura, çdo debat nuk ka lidhje me Teatrin e ri, por me kullëzimin. Atij i intereson që të shembë Teatrin dhe të ndërtojë në territorin që i takon Teatrit. Ne kemi publikuar edhe dokumentin hipotekor, në të cilin thuhet se pjesë e Teatrit janë 5.522 m2, duke shtuar këtu edhe tokën publike që i takon bashkisë, pra, janë rreth 8 mijë metra katrorë, të cilat Edi Rama, me këtë akt antiligjor, antikushte­tues, për të mos thënë të pamoralshë­m, t’ia japë kompanisë ‘ FUSHA’ për të ngritur gjashtë kulla”, u shpreh deputetja e PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania