Panorama (Albania)

Kallëpe tritoli në firmën italiane, në kërkim pronari

Arrestohet menaxheri, u montuan brenda një kove plastike

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Bllokohen katër kallëpe dinamiti të montuara në një kompani, që merret me prodhimin e profileve plastike, arrestohet menaxheri dhe shpallet në kërkim pronari italian.

Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar Agron Kryeziu, 28 vjeç dhe është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, shtetasi italian me iniciale E. B., 43 vjeç. Specialist­ët kundër Trafiqeve në Policinë e Durrësit, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative, bënë të ditur se kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municionev­e ku kanë sekuestrua­r pako të dyshuara me lëndë tritoli. “Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike, në një kovë plastike me bojë kanë gjetur dhe sekuestrua­r: 4 pako të mbështjell­a me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara. U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E. B., 43 vjeç”, thuhej në komunikatë­n e Policisë së Durrësit. Policia tashmë është duke hetuar për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Sipas ekspertëve, lënda plasëse ishte përgatitur në mënyrë artizanale dhe ishte gati për t’u përdorur. “Kemi dyshime se kemi të bëjmë me një grup të strukturua­r kriminal, i cili vepron në qytetin e Durrësit. Nuk kemi një informa- cion të saktë se për çfarë do të përdorej lënda plasëse, por ndërkohë po verifikojm­ë persona të dyshuar të përfshirë. Do verifikojm­ë kamerat e sigurisë të biznesit në fjalë për të pikasur nëse ka persona të tjerë, ndonjë personazh i njohur për Policinë apo edhe ndonjë i dyshuar. Gjatë marrjes në pyetje, menaxheri nuk ka pranuar të ketë pasur dijeni për lëndën plasëse që u gjet në vendin e tij të punës, por ne jemi të sigurt se edhe ai ka lidhje dhe dijeni për vendndodhj­en e lëndës plasëse. Jemi vënë në kërkim të pronarit, po s’kemi rënë në gjurmët e tij”, thanë burime nga grupi hetimor, i cili po punon prej disa ditësh për këtë aksion të finalizuar dje me bllokimin e lëndës plasëse dhe me arrestimin e menaxherit të kompanisë. Gjatë kontrollit në kompani, Policia zbuloi se firma me pronar italian kishte fshehur të ardhurat dhe mbante në punë punonjës të pasiguruar. Kompania ishte vendosur në veri të qytetit të Durrësit në zonën e Porto Romanos. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i

 ??  ?? Policia e Durrësit
Policia e Durrësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania