Panorama (Albania)

Tentuan të korruptojn­ë policët, arrestohen 2 shoferë

Dy u konstatuan të dehur, tjetri me targa të modifikuar­a

-

Tre drejtues automjetes­h janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kanë tentuar të korruptojn­ë efektivët e Qarkullimi­t Rrugor, të cilët i kanë konstatuar në shkelje.

Dy prej shoferëve të arrestuar kanë rezultuar të dehur dhe u kanë ofruar para policëve e një tjetër me targa të automjetit të modifikuar­a. Policia e kryeqyteti­t njoftoi dje se në rrugën “Xhorxh Bush” u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsion­it aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe drejtim i mjetit në mënyre të parregullt, shtetasi me iniciale E. A., 28 vjeç. Ky person ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/ l dhe gjatë kontrollit policor me qëllim shmangien e pe- nalizimit, ai i ofroi punonjësit të Policisë Rrugore një kartëmoned­hë me prerje 1000 lekëshe. Në rrugën “Konferenca e Pezës” u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për të njëjtën vepër penale, shtetasi me iniciale A. B., 36 vjeç, pasi drejtonte mjetin me targë të modifikuar dhe me qëllim shmangien e penalizimi­t, i ofroi punonjësit të Policisë Rrugore një kartëmoned­hë me prerje 2000 lekëshe. Në rrugën “Abdi Toptani”, u verifikua dhe u arrestua po ashtu shtetasi me iniciale A. S., 25 vjeç, pasi nuk iu bind shenjës për të ndaluar, shkeli semaforin dhe rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.65 mg/ l. Me qëllim shmangien e penalizmit, iu ofroi punonjësve të Policisë një shumë prej 3000 lekësh. PLANI OPERACIONA­L Në vijim të kontrollev­e

DREJTUES

automjetes­h janë arrestuar gjatë fundjavës nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 të tjerë për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike parandalue­se dhe mbi bazën e detyrave të përcaktuar­a në Planin Operaciona­l “Tispol”, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, këtë fundjave u fokusuan te kontrolli i kombinuar i shpejtësis­ë në rrugët interurban­e dhe urbane, kontrollin e nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore. Në funksion të këtyre kontrollev­e përgjatë fundjavës janë arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Janë pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë ndaluar administra­tivisht 105 mjete, të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera dhe janë vendosur gjithsej 1200 gjoba për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 ??  ?? Policia Rrugore gjatë aksionit
Policia Rrugore gjatë aksionit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania