Panorama (Albania)

Pikturohen fasadat e pallateve, Veliaj: Tirana, qyteti i ngjyrave

-

Kryebashki­aku Erion Veliaj ecën me projektin që e nisi ish- kryebashki­aku, sot kreu i qeverisë, Edi Rama, për t’u dhënë jetë fasadave të pallateve. Në muajt e fundit, kushdo që ecën në rrugët e qytetit, ka vënë re punimet murale në hapësirat urbane, por pakkush e di që ato janë ideuar e dizajnuar nga artistë nga e gjithë bota, që janë stacionuar për disa kohë në Tiranë për të kthyer fasadat e pajeta në vepra arti. Duke falënderua­r artistët e ardhur nga 15 vende të ndryshme, Veliaj tha se “Mural fest” do të kthehet në një traditë të përvitshme. “Shumë prej fasadave me artistë shqiptarë e të huaj i kanë dhënë qytetit më shumë shije. Minimalish­t do të kemi më pak ndotje estetike, por do kemi edhe një bisedë të re, që do të nisë me provokimet artistike. Jam këtu që t’i falënderoj me gjithë zemër, që na kanë nderuar dhe besoj se kemi filluar një traditë, të cilën do ta përsëritim çdo vit, me artistët tanë, për t’u siguruar që Tirana e ruan reputacion­in si qyteti i ngjyrave”. Veliaj përmendi edhe periudhën e drejtimit të bashkisë nga Kryeminist­ri aktual, i lumtur që kryeqyteti­t do t’i rikthehen sërish ngjyrat. “Tirana ka pasur një traditë shumë të mirë nga vitet 2000- 2011, në kohën e Edi Ramës, ku ngjyrosja e pallateve, lyerja e tyre me ngjyra, përcjell diçka ndryshe nga grija që kemi trashëguar, nga koha e Luftës së Ftohtë dhe gjithë trashëgimi­a sovjetike e komuniste, për t’i dhënë ngjyrë qytetit. Ka qenë një eksperienc­ë fantastike, po e ringjallim atë përvojë”, nënvizoi kryebashki­aku.

Veprat murale nëpër qytetet kryesore të botës si Berlin, Londër, Vankuver etj. janë kthyer në një instrument tërheqës për rritjen e turizmit dhe njëkohësis­ht kanë ndikuar në përmirësim­in e mjaft problemati­kave ekonomike, mjedisore dhe sociale, me të cilat ballafaqoh­en sot qendrat urbane.

 ??  ?? Veliaj me artistët e huaj
Veliaj me artistët e huaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania