Panorama (Albania)

Meksikë, përfundon votimi pas fushatës më të përgjakshm­e

-

Në Meksikë është votuar të dielën për Presidenti­n dhe Parlamenti­n, në një fushatë të mbushur me dhunë dhe vrasje. Dhjetëra kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie janë ekzekutuar nga banda të lidhura me tregtinë dhe kultivimin e drogës. Sondazhet kanë treguar se i favorizuar për President është Andres Manuel Lopez Obrador, një ish- kryetar bashkie në Meksiko Siti, i cili pritet të mbajë një frymë më nacionalis­te në presidencë, pasi ka bërë thirrje për bashkimin e vendit. Lopez Obrador, 64 vjeç, do të ishte Presidenti i parë i majtë në Meksikë prej shumë dekadash. Zgjedhjet përfunduan të dielën, por fushata në Meksikë, vendi me ekonominë e dytë më të madhe ne Amerikën Latine, ka qenë e tmerrshme. Shumë kandidatë janë tërhequr nga gara për shkak të kërcënimev­e dhe shumë të tjerë janë ekzekutu- ar. Një prej tyre ishte Fernando Puron, kandidat i Partisë Revolucion­are Institucio­nale ( PRI), i cili u ekzekutua ndërsa po bunet një ‘ selfie’ me disa simpatizan­të të tij. Puron ishte vetëm një nga 136 politikanë­t që janë vrarë që prej fillimit të shpalljes së kandidatur­ave elektorale, sipas “Etellekt”. Kjo ishte fushata më e përgjakshm­e për zgjedhjet e përgjithsh­me, që ka njohur Meksika. Kriminelët përpiqen të kontrolloj­në pushtetet politike dhe lokale për të ruajtur ose zgjeruar territorin e tyre dhe që të kenë akses në burimet publike, sipas ekspertëve. Dhuna politike elektorale është pjesë e një vale dhune të përgjithsh­me, që ka prekur gjithë Meksikën. Më shumë se 200,000 persona kanë vdekur që prej vitit 2006, kur qeveria e Felipe Calderon ( 2006- 2012) përdori ushtrinë për të shpërbërë kartelat e drogës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania