Panorama (Albania)

Spanja, 1000 pasime nuk shmangin eliminimin

Mediat në vend e bëjnë dramë, kombi rus në festë, ëndërron finalen

-

“Akinfejev na dërgon në shtëpi”- shkruan e përditshmj­a As, që pasohet nga Marça që mallkon penalltitë.

Shumë pak mund ta kishin besuar një eliminim nga Rusia. Një tjetër njollë e zezë në historinë e “La Roja” që nuk binin edhe në fazën e grupeve. Ndeshja e fundit me Marokun vuri në pah edhe vështirësi që po haste skuadra ku vetëm pak ditë nga Botërori shkarkoi trajnerin Lopetegu, që tani do të drejtojë pankinën e Realit të Madridit.

PJESA E PARË Ndeshja filloi mirë për spanjollët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 12’ pas një autogoli të Ignasheviç. Rusët u munduan të reagonin dhe filluan të ushtronin trysni te porta e De Geas që ishte i vëmendshëm në dy tentativa nga Rusët. Spanja kishte më shumë epërsi në zotërimin e topit, por ishte e vështirë të depërtohej në mbrojtjen ruse. Në minutën e 40 vjen dhe episodi që solli golin e barazimit të Rusisë. Pas një krosimi në zonë, Pike prek dukshëm topin me dorë. Arbitri holandez Bjorn Kuipers tregon nga pika e bardhë. Penalltia ishte aq e pastër, sa nuk ka nevojë as për ndërhyrjen e “VAR”. Nga pika e bardhë godet Dzyba që dërgon topin në njërin krah dhe De Gean në krahun tjetër. Pjesa e parë mbyllet 1- 1.

PJESA E DYTË Në 45 minutat e dyta trajneri Hierro aktivizoi Iniestën për David Silva. Por rusët janë të rreshtuar mirë në fazën mbrojtëse, duke mos i lënë asnjë hapësirë spanjollëv­e që provojnë me Diego Aspas, por sulmuesi ndalet nga portieri Akinfejev. Në fund të 90 minutave rezultati nuk ndryshon. KOHA SHTESË DHE

PENALLTITË Në kohën shtesë skuadrat duken të lodhura dhe nuk arrijnë të prodhojnë shumë raste, duke menduar për penalltitë. Ndërkohë, është Spanja që kontrollon lojën me pasime të shumta në zona të ngushta, por zona kundërshta­re është edhe njëherë e vështirë për t’u kaluar. Pas përfundimi­t të 120 minutave lojë, radhën e kanë penalltitë. Ini- esta gjuan penalltinë e parë pas verdiktit të shortit nga arbitri Kuipers. Mesfushori gjuan saktë duke shënuar. Më pas është Smolov që barazon rezultatin. Pike nuk gabon dhe po ashtu Ignasheviç. Koke merr përsipër penalltinë e tretë që pritet nga Akimfejev. Më pas, Golovin shënon duke entuziazmu­ar mijëra ti- fozë. Ramos shënon në të katërtën dhe gjithashtu Shershejev që nuk fal për herë të dytë. Në penalltinë e radhës është Diego Aspas që ndalet përsëri nga portieri vendas, i cili shndërrohe­t në hero për kombin e tij. Ruleta ruse eliminoi spanjollët që tani duhet të prejnë biletën për në shtëpi. Spanja është skuadra e katërt nga më favoritet që eliminohet. Ajo do t’i bashkohet Gjermanisë, Argjentinë­s dhe Portugalis­ë në rrugën për në atdheun e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania