Panorama (Albania)

Mesi vetëm ecën, CR7 fiket në duelin vendimtar

Në gjysmën e Botërorit, argjentina­si vrapoi për 0- 7 km/ h

-

Mesi ecën. Ronaldo shuhet në më të bukurën. Dhe nga Rusia u bënë gati dy fluturime për dy superyjet, që kanë lënë shenjë në dekadën e fundit.

Dy fenomenë. Makineri golash, thuajse perfekte, me të njëjtin fat: nga përballja e mundshme në çerekfinal­e, në dopio- nokautin kundër Francës dhe Uruguait. Kështu përfundoi Botërori i tyre. Koka ulur për CR7 që nuk arrin të përsërisë suksesin e Euro 2016, ndërsa Leo dështoi sërish martesën e tij me Kupën e Botës. Me shumë mundësi Botërori i fundit për të. Shikimi i tij pas golit të 4- 2 të Mbapesë i thotë të gjitha: i ngadaltë në hapat e pambarimta drejt mesfushës, pak si të gjitha ndeshjet e tij në Rusi.

Botërori i Mesit – Pak ide, pak gjeometri tek Argjentina. Dhe një skemë jo shumë e kolauduar për të çuar topin te Mesi, e cila nuk i dha frytet e saj. 210 ishin pasimet e marra nga “pleshti”, i dyti vetëm pas Masçeranos, natyrisht për shkak edhe të pozicionit në fushë. Gjithnjë i kërkuar, por gjithnjë në mesfushë, sepse në zonë numri i pasimeve të marra nga shokët zbret në vetëm dy. Të mendosh që 85 për qind e golave të tij vijnë pikërisht në 16 metrat e fundit, kjo është një shifër e tmerrshme. Por, akoma më shumë janë lëvizjet e tij. Mesatarish­t 7.5 km për ndeshje për të. 8.5 vetëm kundër Nigerisë. 58 për qind e këtyre, 31 km në total i ka përshkuar me shpejtësi 0- 7 km/ h. Përkthimi: Mesi, për më shumë se gjysmën e Botërorit, ka ecur. Është ndezur pa diskutim, por rrallë. Sepse 25 për qind e totalit të përshkuar ish- te mes 7- 15 km/ h, ndërsa vetëm 612 metra i ka përshkuar me shpejtësi mbi 25 km/ h. I ka munguar edhe saktësia përpara porte: 18 goditje për të në Botëror, i dyti në total pas vetëm Ronaldos, por nëse CR7 është i pari për përqindjen e finalizimi­t, Mesi është i fundit, me vetëm 5.56 për qind efikasitet. Botërori i Kristianos – Tani është radha e Ronaldos. Fantastik në fazën e grupeve, por pa gjurmë në 1/ 8- at, si të gjitha 514 minutat që portugezi ka luajtur në fazat me eliminim direkt të një Botërori dhe nuk ka shënuar kurrë. Një statistikë që e lidh fatin e tij edhe me të Mesit. CR7 i pari për gjuajtje, por edhe për përqindjen e finalizimi­t: 33 për qind saktësi kundër Spanjës, pastaj gjithnjë në rënie: 10 për qind kundër Marokut dhe 7 për qind ndaj Iranit. Deri në 5 për qind goditje drejt pasqyrës së Uruguait. Dhe zero gola. Sepse ky ishte Botërori i Ronaldos: nisi me tripletën e një fenomeni kundër Spanjës së madhe. Pastaj rënia. I ngadaltë. I padukshëm ndaj Marokut, edhe pse shënon dhe u dhuron fitoren të tijve. I humbur ndaj Iranit dhe Uruguait. Në ndeshjen e fundit në grup humbi edhe një penallti që do ta kishte ndarë skuadrën e tij në pjesën tjetër të tabelës. Kundër Rusisë dhe jo Uruguait dhe ndoshta nga pjesa më e lehtë e Botërorit. Zero prekje në zonë ndaj Uruguait në pjesën e parë. I vetëm dhe pa aftësinë për të tërhequr si gjithnjë skuadrën. Një goditje e vetme e rrezikshme dhe 0 gola. Edhe ai jashtë Botërorit. Dhe nëse Mesi eci pa u ndezur kurrë, CR7 vetëm frenoi derisa ndaloi plotësisht. Edhe ai në 1/ 8- at.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania