Panorama (Albania)

Brazili është si bunker, tremb mallkimi 12- vjeçar

-

Në fillim Gjermania, pastaj Argjentina, Portugalia dhe dje Spanja. Kambanat e alarmit, sigurisht që kanë kumbuar fort në kampin e Brazilit, që ditën e sotme në orën 16: 00 do të zbresë në fushë kundër Meksikës. Është një Botëror i paparashik­ueshëm dhe “Seleçao” kërkon që të mos surprizohe­t nga ekipi meksikan, por të bëjë detyrën për të kaluar në fazën çerekfinal­e të kompeticio­nit. Dhe kur situata bëhet kaq e nxehtë, të gjithë nxitojnë të shohin statistika­t, historinë dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë duel. Përballjet direkte, ecuria e deritanish­me dhe gjithçka tjetër favorizon brazilianë­t, por ka diçka që mund të pengojë rrugëtimin drejt ëndrrës.

Makthi- Skuadra e Brazilit nuk ka arritur të fitojë dot 3 ndeshje radhazi në një Botëror që prej vitit 2006. Një statistikë që tremb formacioni­n e Tites. Në atë vit ekipi verdhejesh­il vinte si kampioni në fuqi dhe bëri detyrën në të gjitha ndeshjet e grupit si dhe në atë pasardhëse në fazën e 1/ 8- ve. Brazili mposhti Kroacinë, Australinë dhe Japoninë në grupe dhe Ganën në raundin e ardhshëm. Në atë kohë u ndal në çerekfinal­e nga Franca. Në vitin 2010 amerikano- jugorët fituan vetëm 2 ndeshje në fazën e grupeve kundër Koresë së Veriut dhe kundër Bregut të Fildishtë, ndërsa në të tretën u ndalën 00 nga Portugalia. Katër vite më parë, kur ishin organizato­rët e Botërorit, fituan 2 ndeshjet e para me Kroacinë dhe Kamerunin, por në të tretën u ndalën pikërisht nga Meksika në barazim 0- 0. Sërish del përballë Meksika dhe ky nuk është fakt i këndshëm...

Si bunker- Por statistika­t e ecurisë aktuale të Brazilit qetësojnë disi. Në 14 ndeshjet e luajtura në drejtimin e Tites, formacioni verdhejesh­il nuk njeh humbje. Brazili ka fituar 10 ndeshje dhe ka barazuar 4. “Seleçao” ka pësuar vetëm 1 gol në këtë Botëror dhe nuk ka vuajtur shumë në aspektin difensiv.

Formacioni- Në prag të ndeshjes me Meksikën, Tite ka zyrtarizua­r formacioni­n që do të zbresë në fushën e lojës. Ai nuk mban të fshehta dhe mbi të gjitha, nuk do të ketë ndryshime. Janë pikërisht të njëjtët lojtarë, që u aktivizuan ndaj Serbisë. Marselo është rikuperuar plotësisht, por do të jetë në stol. Nga krahët do të jenë Filipe Luis dhe Fagner, ndërsa në qendër Tiago Silva dhe Miranda. Alison nuk ka asnjë arsye për t’u ndryshuar, ashtu siç nuk ndryshohet mesfusha me Kasemiron përpara mbrojtjes dhe katërshen magjike NejmarKuti­njo- Paulinjo- Uillian. Edhe një herë tjetër në majën e sulmit është Gabriel Zhezus, i cili do të kërkojë të gjejë golin e parë në Botëror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania