Panorama (Albania)

ARBEN DERHEMI

-

Për të gjithë ju që kaloni jetën, duke përdorur rrjetet sociale si mënyrë jetese dhe mjet për të shantazhua­r dhe kërcënuar njerëz, unë e kuptoj që edhe ju jeni shantazhua­r nga eprorët tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur të shantazhit, deri ku do të shkojë apo cili dhe me çfarë qëllimi po e përdor.

Një natë më parë, grupi i artistëve, pjesë e lëvizjes së mbrojtjes së Teatrit, vendosën se duhet të ishim pjesë e bisedimeve dhe negociatav­e me kryetarin e Bashkisë. Sipas asaj që kishim rënë dakord me njëri- tjetrin, ne, grupi përfaqësue­s i artistëve, shtruam dy probleme shumë të rëndësishm­e:

1. Të mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombëtar.

2. Të shpallej një konkurs ndërkombët­ar ekspertësh për Teatrin.

Menjëherë pas takimit, gazetave dhe televizion­eve që pyetën, i vura në dijeni se çfarë u tha. Nuk pashë në asnjë media të pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerinë e frikshme të rrjeteve sociale dhe u sulën si qentë e tërbuar, duke na akuzuar si “tradhtarë”, “të shitur”, “të pafytyrë”, dhe “në gërmadhat e Teatrit Kombëtar, shkruani emrat e tyre”. Atëherë më lind pyetja: Çfarë ndodhi? Ata që deshën, e dëgjuan shumë qartë atë që thashë. Ndërsa të tjerët, të cilët e kishin parapërgat­itur skenarin e tyre, shtruan shtra- tin për një histeri të frikshme kolektive, që qëllimisht zhvendosi vëmendjen nga kauza dhe zbuloi “armiqtë e popullit”. Prej analistëve, pa më pyetur se çfarë ndodhi në atë takim, m’u drejtua pyetja: “Pse e bëtë”? Pavarësish­t interesave të ndryshme që përfaqësoj­në për këtë çështje, të gjithë hanë në kurriz të teatrit dhe e përdorin atë si duan. Me këtë sjellje, ku fjalori i rrugës përbën forcën dhe qëllimin, ai që fyhet dhe nuk toleron është vetë Teatri... Skena e tij na njeh të gjithëve se kush jemi dhe sa vlejmë... Ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë asaj skene dhe historisë së atij tempulli, janë jashtë historisë për të gjitha arsyet...!

Të them të drejtën, prisja një reagim nga miqtë dhe kolegët e mi, nga ata për të cilët u bëra armik me gjithkënd, vetëm për të mbrojtur kauzën e artit dhe të teatrit. Nuk ndodhi!

Për të gjithë njerëzit që nuk u realizuan kurrë profesiona­lisht, për të gjithë ju që pazaret dhe allishveri­shet ju kanë përçudnuar si njerëz, për të gjithë ju që komunizmi ju ka lënë pasoja të pandreqshm­e, për përfaqësue­sit kancerogje­në të shoqërisë civile, të cilët mezi presin kauza që t’i përvetësoj­në me qëllim premtimin e postit, që nuk e morën kurrë, kam vetëm një gjë për t’u thënë: Figurën time, që e kam skalitur me mund, përulje, kokëfortës­i, karakter, rebelizëm, pasion, ndershmëri dhe me fisnikëri të trashëguar nga ADN- ja e familjes sime, NUK E BËNI DOT PIS!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania