Panorama (Albania)

PS voton ligjin për shembjen e Teatrit, Alibeaj: Ta gëzoni me shëndet burgun

"Po të mund të fliste, do të thoshte që më lini të vdes, se nuk rri dot më në këmbë. Protesta të ishte për godinë të re"

-

"Godina e Teatrit Kombëtar e ka humbur bastin aventuresk me kohën".

Kështu u shpreh dje Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë ceremonisë së përurimit të "Turbinës", skenës së re artistike në kryeqytet. Pas një spektakli të shkurtër dhe fjalës së ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila e përmendi Teatrin Kombëtar si projektin e radhës, ndërsa në oborrin e TK- së zhvillohej protesta në mbrojtje të godinës, Kryeminist­ri e bëri të qartë, që tashmë kjo është një çështje e mbyllur. "Dua të ndaj bindjen time se pyetja që duhet bërë nuk është, a duhet ruajtur ngrehina absurde apo të ndërtohet një i ri me parametra optimale në territorin e saj. Nuk ka sens të jetë shqetësimi i artistëve sot", tha Rama. Sipas tij, ata kanë të drejtë të kërkojnë kushte më të mira, por s'kanë të drejtën për të vendosur për ruajtjen e një godine të vjetër apo ndërtimin e një godine të re, sepse, sipas tij, "një teatër publik apo kombëtar nuk është prona private apo ekskluzivi­tet i aktorëve dhe regjisorëv­e të momentit, por i takon publikut". Sipas Ramës, kjo i takon vendimmarr­ësve dhe ekspertëve, arkitektëv­e dhe planifikue­sve, ndërsa debati me aktorë e regjisorë është i domosdoshë­m vetëm për të krijuar kushte sa më të mira. "Shqipëria nuk e pati kurrë një godinë të denjë teatri, se askush nuk deshi, nuk diti apo nuk mundi të marrë nismën për të ndërtuar një teatër. Mbreti Zog e kishte një projekt për ta realizuar në hapësirën te vëllezërit Frashëri, përballë Piramidës, por s'pati kohë mjaftueshë­m për ta realizuar. Regjimi e përfundoi ngrehinën e nisur në vitin 1938 si vatër e kulturës italo- shqiptare", tha Rama. Sipas tij, regjimi i kaluar ndërtoi Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa Teatrin Kombëtar e harroi dhe e la në "ngrehinën e ngritur si vatër kulture, si ' dopolavoro'". Kryeminist­ri Rama u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Europë pa një skenë të denjë Teatri Kombëtar, ku nuk mund të zhvillohet dot një festival mbarëkombë­tar, "se nuk ka shans që një trupë europiane të hyjë në atë skenë të degraduar dhe s'ka shoqëri sigurimesh që e merr përsipër".

DEBATI PËR CILËSINË ARTISTIKE

Kryeminist­ri Rama e quajti absurd debatin që mbahet për godinën e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që, sipas tij, debati i vlefshëm dhe serioz që mund të shtrohet përpara qeverisë, është se "çfarë duhet bërë për të mbushur gropat e mëdha që ka lënë ikja e Kadri Roshit, Vangjush Furxhiut, Roland Trebickës, Agim Qirjaqit, Bujar Lako, etj.. "Kur shoh sot Robert Ndrenikën, më pikëllon dukja e tij prej ' Mohikani të fundit'", tha Rama, duke shtuar, se sot është e vështirë të gjesh trashëgimt­arët e Ndrenikës dhe të princërve të së shkuarës. "Çfarë duhet të bëjmë për të mbushur deficitet artistike, që janë krijuar gjatë tranzicion­it dhe humbjen e kuotave të krijimtari­së artistike. Nuk mungojnë talentet që kanë mbajtur gjallë frymën e historisë së teatrit, por kriza nuk është mes qeverisë që do të ngrejë një teatër të ri dhe një mi- norancë e zhurmshme teatrore e quajnë kriminale këtë veprim. Kriza është mes së djeshmes dhe yjeve të së ardhmes", shtoi ai, duke vijuar se e sotshmja pa shkëlqim nuk premton shumë për të ardhmen. Duke ironizuar me protestën që po bëhet për mbrojtjen e godinës, Rama u shpreh se protesta duhet të ishte për një teatër të ri dhe jo për mbrojtjen e një god- ine që mezi mbahet në këmbë. "Ajo godinë e ka mbyllur misionin me kohë e vakt dhe po të mund të fliste do të thoshte që më lini të vdes, se nuk rri dot më në këmbë. Protesta duhet të ishte: na bëni një teatër të ri dhe jo na lini të vdesim bashkë me të".

PARTNERITE­TI ME PRIVATIN

Jo vetëm Teatri Kombëtar, por edhe Biblioteka Kombëtare duket se do të ndërtohet falë partnerite­tit publik- privat. "Parapëlqej­më të rindërtojm­ë ngrehina ekzistuese siç kemi bërë me disa, se kushton më pak dhe buxheti ynë tejet i kufizuar për nevojat që kemi na i lejon ndërhyrje të tilla herë pas here, por në rastin e Stadiumit, Teatrit Kombëtar dhe Bibliotekë­s Kombëtare, rindërtimi, duke shfrytëzua­r guaskën ekzistuese është para e hedhur dëm. Si mund të ndërtojmë vepra të kësaj rëndësie e kësaj nevoje, kur shuma e nevojshme i tejkalon mundësitë e buxhetit. Përgjigja është e thjeshtë, mjafton të mësojmë nga të tjerët, me partnerite­tin me privatin, një bashkim forcash për të ndërtuar vepra publike. Në rastin e TK- së, vëmë në dispozicio­n truallin ekzistues me 100% investim të privatit", tha Rama, duke shtuar se pas TK- së ka një plan zhvillimor që i shkon për shtat qendrës së kryeqyteti­t.

Në rastin e Stadiumit, Teatrit Kombëtar dhe Bibliotekë­s Kombëtare, rindërtimi, duke shfrytëzua­r guaskën ekzistuese, është para e hedhur dëm. Si mund të ndërtojmë vepra të kësaj rëndësie e kësaj nevoje, kur shuma e nevojshme i tejkalon mundësitë e buxhetit

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë ceremonisë së përurimit të "Turbinës"
Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë ceremonisë së përurimit të "Turbinës"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania