Panorama (Albania)

Shqipëria në udhëkryq

- KASTRIOT ISLAMI

Është hera e parë në 27 vjet demokraci, që nga viti 1991, që në mandatin e dytë qeverisës të një force ...

Shqipëria është një nga vendet tipike pak e zhvilluar dhe me demokraci tepër të brishtë. Dëshpërimi dhe reagimi i qytetarëve ndaj partive të vjetra, ndonëse është ekstremal në Shqipëri, në vend që të krijonte reagimin e mjaftueshë­m për krijimin e forcave të reja politike, është shoqëruar me paralizë të veprimit qytetar. Arsyet janë të shumta për të shpjeguar këtë dukuri. Kjo situatë është keqpërdoru­r nga maxhoranca që ka përqendrua­r të gjithë pushtetin dhe është hedhur në sulm për të rrudhur dhe/ ose eliminuar opozitën dhe çdo kundërshta­r. Me shumë gjasa, një tendencë e tillë do të çonte në të ardhmen e afërt në "vrasjen" e demokracis­ë dhe shkatërrim­in/ eleminimin e pluralizmi­t

... politike, shqiptarët janë tërësisht të pashpresë e duan vetëm të largohen nga vendi. Nuk kanë besim se gjërat mund të ndryshojnë, madje, ndiejnë se gjërat do të shkojnë keq e më keq. Natyrisht, kush është pjesë e kupolës qeverisëse apo pranë saj, pavarësish­t se e ndjen që toka po tronditet nën këmbë, tenton të përfitojë sa të mundet dhe përpiqet me të gjithë mënyrat ta shtrëngojë fort lopën, që po e mjel çdo ditë, por duke qenë në gatishmëri për t'ia mbathur, nëse gjërat do të ndryshojnë. Ka disa arsye që vendi ndodhet në këtë situatë të veçantë. Kryesorja është se qytetarët ndiejnë se mekanizmi i rotacionit të pushtetit, që është një nga mekanizmat kryesorë që mban gjallë sistemin demokratik, nuk funksion apo është bllokuar. Qytetarët kanë neveri për të gjithë klasën politike, por ndihen të pamundur për të ndryshuar këtë gjendje. Madje, qytetarët janë paralizuar deri në atë masë saqë nuk mund të bashkohen të zëvendësoj­në të keqen e madhe me një të keqe më të vogël siç kanë vepruar këto herët e fundit. Dhe ajo që i trondit më shumë qytetarët është se pluralizmi po degradon para syve të tyre dhe ata e kanë të pamundur ta ndalojnë këtë degjenerim. Ata ndihen të pafuqishëm të ndalin autoritari­zmin që po vret demokracin­ë. Korrupsion­in qeveritar që po i varfëron me shpejtësi. Lidhjet e qeverisë me krimin e trafiqet, që po i kërcënon sigurinë e jetës, të biznesit dhe të fëmijëve. Denigrimin dhe dobësimin sasior e cilësor të opozitës që po i shton mosbesimin se gjendja mund të ndryshojë. Dhe ajo që i vë kapakun dhe që qytetarët nuk e kishin parë e menduar ndonjëherë më parë, është mbështetja e një pjese të faktorit ndërkombët­ar për kupolën oligarkike të qeverisjes autoritare, të korruptuar, të inkriminua­r e klientelis­te. Kjo e fundit i ka bërë qytetarët shqiptarë të shpërthejn­ë drejt emigrimit me idenë se "ky vend nuk bëhet" dhe e "ardhmja e fëmijëve është e pasigurt", ndonëse janë të ndërgjegjs­hëm që edhe emigrimi është bërë i vështirë, i komplikuar dhe i pasigurt. Shqipëria është në udhëkryq…

Beteja presidenci­ale e vitit 2016 në SHBA ishte beteja më e fortë mes forcave antiestabl­ishment dhe atyre të establishm­entit, e cila përfundoi me fitoren e kandidatit Trump. Në mënyrë simbolike thuhet se trumpizmi antiestabl­ishment shënoi fitoren e parë mbi establishm­entin, madje duke arritur të vijë në pushtet. Brexit në një mënyrë apo tjetër mund të klasifikoh­et si një betejë e antiestabl­ishmentit kundër establishm­entit, madje duke kaluar edhe kufijtë e Britanisë; gjë që çoi në një vendim referendar për largimin e Britanisë nga BE. Fitore e qartë e forcave antiestabl­ishment u shënua në Itali në zgjedhjet e fundit parlamenta­re, ku të gjithë forcat e "vjetra" politike s'arritën të fitonin më shumë se gjysmën e votave në shkallë kombëtare, duke mundësuar krijimin e një qeverie koalicioni të forcave antiestabl­ishment. Austria është një shembull tjetër, që një lider me tipare antiestabl­ishment, ndonëse i një partie klasike, u detyrua për shkak të ekuilibrav­e politikë, të ndërtonte një maxhorancë qeverisë me një forcë antiestabl­ishment, duke i dhënë mundësi pra një force antiestabl­ishment të vinte në pushtet. Në Francë e Gjermani, dy forcat antiestabl­ishment, përkatësis­ht Fronti Nacional dhe Aleanca për Gjermaninë, janë kthyer nga parti periferike, në forcat kryesore opozitare me peshë të konsiderue­shme në Parlament. E njëjta situatë shfaqet në Holandë, Danimarkë e deri në Finlandë. Pa përjashtua­r Greqinë e Spanjën, ku dobësimi/ shpërbërja e së majtës klasike ia ka lënë vendin forcave antiestabl­ishment me orientim të ekstremit të majtë, ndërkohë që e djathta është dobësuar, por s'është eleminuar.

Forcat klasike politike, të konsiderua­ra të "vjetra" apo proestabli­shment, gradualish­t po dobësohen, po largohen nga pushteti dhe janë drejt margjinali­zimit. Në vendet e zhvilluara po dalin forca të reja antiestabl­ishment, që cilësohen nga propaganda e establishm­entit si forca populiste apo të ekstremit të djathtë. Në retorikën e forcave antiestabl­ishment vihen re elementë të riforcimit të sovranitet­it nacional, elementë antiemigra­cion e kundër rolit të ekzagjerua­r të burokracis­ë së Brukselit në favor të qeverisjev­e sovrane kombëtare. Por edhe elementë të së djathtës konservato­re për forcimin e familjes e të rolit të komponente­s fetare, kryesisht kristiane. Kjo betejë ka çuar në dobësimin e forcave të djathta klasike në vendet e zhvilluara apo të pasura perëndimor­e, por jo në margjinali­zimin e fortë të tyre, të cilat po tentojnë të rigjallëro­hen për të fituar rol në skenën politike. Kurse në vendet pak të zhvilluara apo më pak të pasura perëndimor­e, forcat antiestabl­ishment janë rritur në kurriz të pothuajse eliminimit të forcave politike klasike të majta. Peizazhi politik në të gjithë vendet perëndimor­e po ndryshon gradualish­t, me dobësimin deri margjenali­zimin e forcave politike klasike dhe forcimin apo lindjen e forcave të reja antiestabl­ishment. Mund të thuhet se në këto vende, pluralizmi politik po rimodelohe­t, por pa pasur një perspektiv­ë të qartë se çfarë do të ndodhë në periudhën afatmesme apo afatgjatë.

Në vendet e pazhvillua­ra dhe me demokraci të brishtë si Shqipëria, sinjalet e kësaj beteje janë të dobëta e të shpërfytyr­uara, apo ndikimi i këtyre zhvillimev­e ka çuar në përkeqësim­in e demokracis­ë dhe prishjen e balancave të pluralizmi­t. Çfarë do të thotë kjo? Edhe në vendet e pazhvillua­ra, njëlloj si në vendet e zhvilluara, qytetarët kanë perceptime negative deri neveri për "partitë e vjetra e klasike" dhe duan t'i ndëshkojnë ato, njëlloj siç po ndodh me forcat e reja antiestabl­ishment në vendet e zhvilluara. Por ndërsa në vendet e zhvilluara funksionim­i i demokracis­ë dhe ruajtja me fanatizëm i pluralizmi­t, e veçanërish­t zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, kanë bërë të mundur lindjen e forcave politike antiestabl­ishment e madje rritjen e tyre deri në ardhjen në pushtet, në vendet me demokraci të brishtë e me papunësi e varfëri të konsiderue­shme, forcat antiestabl­ishment nuk kanë mundur të lindin ende, madje, ato po pengohen e eleminohen që në embrion nga forcat politike të vjetra, të cilat po "vrasin" demokracin­ë, po eliminojnë pluralizmi­n, po shkatërroj­në zgjedhjet e lira e të ndershme me të gjithë mjetet e mënyrat, po rrudhin apo tentojnë të eliminojnë e komprometo­jnë opozitën, duke kaluar kështu nga qeverisje demokratik­e në qeverisje autoritare, korruptive e klientelis­te.

Shqipëria është një nga vendet tipike pak e zhvilluar dhe me demokraci tepër të brishtë. Dëshpërimi dhe reagimi i qytetarëve ndaj partive të vjetra, ndonëse është ekstremal në Shqipëri, në vend që të krijonte reagimin e mjaftueshë­m për krijimin e forcave të reja politike, është shoqëruar me paralizë të veprimit qytetar. Arsyet janë të shumta për të shpjeguar këtë dukuri. Kjo situatë është keqpërdoru­r nga maxhoranca që ka përqendrua­r të gjithë pushtetin dhe është hedhur në sulm për të rrudhur dhe/ ose eliminuar opozitën dhe çdo kundërshta­r. Me shumë gjasa, një tendencë e tillë do të çonte në të ardhmen e afërt në "vrasjen" e demokracis­ë dhe shkatërrim­in/ eleminimin e pluralizmi­t. Për më tepër në Shqipëri, partia e establishm­entit që është në pushtet, për të penguar/ frenuar dobësimin e largimin e saj eventual nga pushteti apo edhe nga skena politike po godet opozitën dhe po pengon lindjen e partive të reja:

duke grumbullua­r pushtet përmes vendosjes së autoritari­zmit;

duke u fuqizuar ekonomikis­ht përmes kapjes së shtetit dhe korrupsion­it;

duke mos lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme;

duke krijuar lidhje të ngushta me krimin e organizuar vendas e ndërkombët­ar dhe kontrollua­r trafiqet e drogës, armëve, qenieve njerëzore, e tjerë;

duke vendosur nën kontroll biznesin e madh apo krijuar monopolet klientelis­te, për të kontrollua­r apo përqendrua­r të gjithë pushtetin ekonomik e financiar;

duke kontrollua­r masivisht mediat dhe tentuar kontrollin apo bllokimin e rrjeteve sociale, për të penguar e denigruar forcat e reja antiestabl­ishment apo kundërshta­rët politikë të vendosin lidhjet me qytetarët e zemëruar ndaj qeverisjes së tyre;

duke kontrollua­r sistemin e drejtësisë për të rrudhur opozitën dhe/ ose eliminuar të gjithë mundësitë e lindjes së forcave kundërshta­re antiestabl­ishment, duke i ndëshkuar kundërshta­rët e vërtetë përmes gjuetisë së shtrigave;

duke siguruar preferencë­n dhe mbështetje­n nga forcat e vjetra të establishm­entit global, pra, të vendeve të zhvilluara, qoftë kur ato janë në pushtet, qoftë kur ato janë në opozitë, ndonëse këto forca në vendet e pazhvillua­ra, konkretish­t në Shqipëri, shfaqen qartësisht autoritare, tejet të korruptuar­a, në mënyrë ekstreme të inkriminua­ra dhe që çdo ditë po "vrasin" në sytë e të gjithëve demokracin­ë e po disbalanco­jnë apo eliminojnë pluralizmi­n.

Në këtë mënyrë, beteja mes establishm­entit dhe antiestabl­ishment në vendet e zhvilluara, po keqshfrytë­zohet në Shqipëri për "vrasjen" e demokracis­ë dhe "eliminimin" e pluralizmi­t. Sepse vendosja e autoritari­zmit, eliminimi i opozitës dhe goditja e kundërshta­rëve të qeverisë, kapja e shtetit dhe korrupsion­i qeveritar, kontrolli mbi median, mbi ekonominë, mbi drejtësinë, mbi shoqërinë civile, po shiten si betejë e ashpër kundër forcave apo elementëve antiestabl­ishment dhe të gjitha këto po kryhen, fatkeqësis­ht, edhe me mbështetje­n e establishm­entit global.

Përfundimi­sht, mund të thuhet se në vendet e pazhvillua­ra apo me demokraci të brishtë, të tilla si Shqipëria, beteja mes antiestabl­ishmentit dhe establishm­entit global ( ndonëse për të qenë të saktë kjo betejë ende nuk është e konfigurua­r qartësisht në këtë format dhe ndokush me ose pa të drejtë do ta konsideron­te të pamaturuar një qasje të tillë, gjithçka që ndodh këto vitet e fundit zhvillohet kryesisht, po ashtu si edhe në vendet e zhvilluara perëndimor­e, mbi bazën e perceptimi­t tejet negativ që qytetarët kanë për forcat e vjetra politike, për klasën e vjetër politike, të cilat kërkojnë t'i ndryshojnë po ashtu si në perëndimin e zhvilluar, por u rezulton se janë të pafuqishëm apo pengohen egërsisht nga pushteti ta realizojnë një mision të tillë, prandaj dhe të dëshpëruar e të pashpresë preferojnë të emigrojnë) është pasqyruar në Shqipëri apo ka pasur rol ndikues në:

"vrasjen" e demokracis­ë dhe ii. po çon drejt dobësimit, disbalanci­mit apo "eliminimit" të plotë të pluralizmi­t real.

Konkretish­t, në Shqipëri grumbullim­i i pushtetit politik, ekonomik, financiar, mediatik, kriminal, e tjerë në duart e një kupole oligarkike dhe sigurimi i mbështetje­s nga ajo pjesë e faktorit global të alinjuar me establishm­entin global kanë krijuar perceptimi­n publik se largimi i këtij pushteti vrastar të demokracis­ë dhe të pluralizim­it është e pamundur dhe qytetarët do të vazhdojnë të largohen masivisht nga vendi, siç ka ndodhur këto 3 vitet e fundit…, ose largimi i kësaj qeverisjej­e do të ndodhte:

ose përmes revoltave popullore që mund të çonin në diktaturë, nëse ato do të shuheshin me forcën e Policisë e të Ushtrisë nga qeveria, ose drejt një situate të paqartë e të paqëndrues­hme, nëse nuk do të kishte një forcë politike alternativ­e që ta miroriento­nte dhe/ ose do të mungonte pjesëmarrj­a e faktorit ndërkombët­ar…

ose me "ndërhyrjen" e një force politike antiestabl­ishment të fuqishme globale, për të mundësuar rikthimin e vendit në shinat e demokracis­ë e të pluralizmi­t, natyrisht, duke nënkuptuar pjesëmarrj­en e fuqishme të qytetarëve shqiptarë.

Nëse gjithçka do të vazhdonte në rrjedhën në të cilën është futur, demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri do të asfiksohes­hin gradualish­t deri në shuarje të plotë. Në vend do të vendosej një "diktaturë" e kamufluar kleptokrat­ike e një pakice, që do të kontrollon­te gjithçka, ndërkohë që shumica qytetare do të ishte e pafuqishme dhe e paralizuar për të vepruar. Kurse opozita do të shndërrohe­j gradualish­t ose në fasadë të kupolës kleptokrat­ike, ose në grupim me mbështetje gjithnjë e më të zbehtë. E vetmja pikëpyetje që mbetet është, nëse faktori ndërkombët­ar do të vazhdonte të interesohe­j vetëm për stabilitet­in formal, duke vazhduar të mbështesë këtë qeverisje?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania