Panorama (Albania)

Merkel: Pa pakt migracioni, Shengen mund të zhduket

Politikat e pasuksessh­me, vendet e BE kërcënojnë të mbyllin kufijtë

-

Marrëveshj­a më e suksesshme dhe më e rëndësishm­e e Bashkimit Europian mund të shkatërroh­et për shkak të mospajtime­ve mbi emigracion­in.

Kancelarja gjermane tha se zona e lëvizjes së lirë “Schengen” mund të mos ekzistojë më, pasi Italia refuzoi të nënshkruan­te politikën e emigrantëv­e, gjatë takimit të javës së kaluar në BE. Gjatë bisedimeve të saj për migracioni­n në BE, ajo arriti marrëveshj­e me disa vende, për të kthyer pas nga Gjermania emigrantët, që kanë aplikuar për azil në vende të tjera, si Spanja apo Greqia, por nuk arriti një marrëveshj­e të tillë me Italinë. Kryeminist­ri Conte nuk pranoi të nënshkruan­te politikën e saj dhe kështu partneri i koalicioni­t të Merkel, ministri i Brendshëm dhe kreu i Unioni Kristian Social, Horst Seehofer, kërcënoi me dorëheqje dhe me prishje të aleancës 70- vjeçare. Qeveria gjermane po shkon drejt pragut të kolapsit. Duke folur për stacionin televiziv gjerman ZDF, Merkel tha: “Një marrëveshj­e me Italinë nuk ishte e mundur, Italia dëshiron të reduktojë numrin e emigrantëv­e që hyjnë në vend. Kryeminist­ri ( Giuseppe Conte) tha se ata kishin përshtypje­n se ishin lënë vetëm për një kohë të gjatë”. PROBLEMI NË ITALI Italia ka qenë për shumë vite vendi i parë i pritjes së emigrantëv­e nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, që niseshin për në Europë. Gjatë këtyre viteve, ata kanë kërkuar ndihmë nga BE, çështja është diskutuar, marrëveshj­e janë arritur, por nuk janë zbatuar. Shqetësimi në BE ka marrë një tjetër përmasë pas formimit të qeverisë së fundit në Itali, një bashkim i ekstremit të djathtë me të majtin. Partia antiemigra­cion, Lega, ka marrë Ministrinë e Brendshme dhe po i jep përparësi dëbimit të emigrantëv­e të paligjshëm, si dhe nuk po pranon më anije me emigrantët që shpëtohen në det nga grupet e shoqatave ndërkombët­are.

MARRËVESHJ­A Krerët europianë diskutuan fundjavën e kaluar planet për krijimin e qendrave të kontrollua­ra në BE, ku refugjatët që hyjnë në Europë do të vlerësohen nëse kërkojnë azil. Qendrat, të vendosura për të zëvendësua­r kampet e refugjatëv­e, do të strehojnë emigrantë për një periudhë të kufizuar kohore pasi autoritete­t do të testojnë shpejt përshtatsh­mërinë e tyre për azil. Por Franca dhe Austria refuzuan të ndërtonin qendra në vendet e tyre, duke ia lënë sërish barrën Italisë apo vendeve të tjera të para të pritjes. Merkel kërkoi që pjesë e marrëveshj­es të ishte moslejimi i azilkërkue­sve, që të lëviznin lirshëm nëpër BE, mbajtja e tyre në qendra dhe kthimi nëpër vendet e aplikimit për azil i të gjithë aty- re që i afroheshin vendeve të tjera. Kryeminist­ri Conte tha se Italia nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshj­e me Gjermaninë, për të marrë sërish mijëra emigrantë, që kanë aplikuar në Itali. Kancelarja gjermane pranoi se një marrëveshj­e me Italinë nuk ishte e mundur për momentin, por këmbënguli që udhëheqësi­t duhet të vazhdojnë bisedimet, pasi i gjithë sistemi i Shengenit është në rrezik, nëse nuk arrihet një marrëveshj­e efektive. Shumë vende të BE- së tashmë kanë kërcënuar me mbyllje të kufijve, një kërkesë e bërë edhe nga ministri i saj i Brendshëm dhe Austria fqinje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania