Panorama (Albania)

PD dhe LSI, letër Ruçit për anulimin e ligjit të Teatrit: Votimi u falsifikua

BASHA THIRRJE AMBASADORE­VE DHE PRESIDENTI­T: MOS E DEKRETO

- FATION BINJAKU

Pas qëndrimit të ditës së enjte, ku maxhoranca votoi me 75 vota pro projektlig­jin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratik­e ka mbledhur dje grupin e saj parlamenta­r.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, demokratët kanë vendosur të mos bojkotojnë punimet e Parlamenti­t. Ata do të jenë të pranishëm në seancën e ditës së hënë dhe ditës së enjte, ndërkohë që kanë vendosur që të mbajnë marrëdhëni­e të kushtëzuar­a me komisionet parlamenta­re. Demokratët do të jenë të pranishëm vetëm në disa komisione për të denoncuar aferat korruptive, të cilat pretendon pakica parlamenta­re. Por vendimi i grupit është që të mos lejohet zhvillimi normal i punimeve të Kuvendit. Ndërkohë që deputetëve u është lënë porosi që të jenë në kontakt të vazhdueshë­m me qytetarët.

QËNDRIMI Pas përfundimi­t të mbledhjes së grupit të PD- së, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp i ka bërë thirrje Presidenti­t Ilir Meta që të mos e dekretojë projektlig­jin, që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. “Është njeriu që e ktheu Tiranën në një lavatriçe të pastrimit të parave me lejet e ndërtimit, por tani po e kthen gjithë Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës. Edi Rama nuk ka për t’u ndalur me kaq. Ai duhet ndalur! Ne i bëjmë thirrje Presidenti­t të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve t’u bashkohen artistëve, aktivistëv­e dhe të gjithë atyre që kanë protestuar me kurajë prej muajsh. Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenc­a dhe mosveprimi. Bashkë, nuk ka njeri që ta shembë Teatrin!”, ka thënë Basha. Kreu i PD- së tha se opozita është e gatshme për çdo aksion, madje edhe për djegien e mandateve. “Jemi të vendosur t’i ndjekim hap pas hapi të gjitha etapat dhe të gjitha opsionet, ku djegia e mandatave është opsioni më i lehtë”, tha ai.

THIRRJA Lideri i PD- së, thirrjen e dytë e ka adresuar për ndërkombët­arët, të cilëve u ka kërkuar që të shikojnë pro- jektin e qeverisë Rama, të cilin e ka quajtur si “pastrim i parave të pista të krimit”. “Iu bëj thirrje ambasadorë­ve të vendeve tona partnere, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një krim që dhunon haptazi sundimin e ligjit, ja ku keni një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit europian, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nuk ka për t’ju besuar askush kur të flisni nesër. Babëzia dhe hajdutëria e Edi Ramës kanë konsumuar dje aktin më të rëndë të ligjërimit të vjedhjes dhe pastrimit të parave të drogës. Por beteja vazhdon dhe do të vazhdojë derisa ta ndalim, derisa ta mundim këtë taleban të kulturës dhe narkoman, që në fakt janë e njëjta gjë”, ka thënë ai. Basha ka paralajmër­uar se do të përballet me qeverinë në sheshe dhe rrugë, madje do të jenë në krahë të artistëve për të ndaluar shembjen e Teatrit. “Ne do të përballemi në rrugë dhe në sheshe. Ne do të mbështesim pa asnjë hezitim çdo akt të paralajmër­uar nga artistët në ambientet e Teatrit e kudo . Por po e them sot para jush, le ta dëgjojë mirë çdokush, kryehajdut­i dhe banda e tij posaçërish­t: Parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale korruptive të Edi Ramës e aq më tepër kur ai ka asgjësuar të gjitha institucio­net e drejtësisë, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar, që janë më shumë dhe më të fortë se 75 hajdutët”, ka thënë ai.

 ??  ?? Gjatë votimit të ligjit për Teatrin
Gjatë votimit të ligjit për Teatrin
 ??  ?? Basha, dje gjatë konferencë­s
Basha, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania