Panorama (Albania)

Ahmetaj: Bizneset që përfitojnë nga ulja e taksave

Ministri: Rriten investimet e huaja

-

Janë të paktën 11 mijë biznese që do të paguajnë më pak taksa. Rritja e fashës së xhiros nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë, i lehtëson me tatimfitim­in bizneset.

“Nga të gjitha studimet e ekspertëve për ndryshimin e çmimeve është vënë re se indeksi i çmimeve për njësitë tregtare të marra në studim, nuk është impaktuar nga përfshirja e tyre në skemën e TVSH- së. Pra, e gjithë ajo bolori e opozitës apo e pseudo- ekspertëve se ‘ do rriten çmimet, do rriten çmimet’, jo vetëm që nuk u rritën, por edhe u ulën në shumë artikuj.”

Këto biznese do të paguajnë nga 5 për qind taksë, nga 15 që paguanin aktualisht. Ligji u miratua dje në Komisionin e Ekonomisë. Por dje ministri i Financave, në konferencë­n për zhvillimet ekonomike të 6- mujorit, tregoi edhe masat e tjera të paketës fiskale. Ahmetaj nënvizoi se ekonomia po rritet me ritme të kënaqshme, investimet e huaja janë rritur dhe kredia me probleme ka rënë.

TAKSAT E REJA “Ulëm tatim- fitimin nga 15% në 5%, pra, tri herë; hoqëm taksën e infrastruk­turës për investime të reja në agroturizë­m dhe e reduktuam nivelin e TVSH- së nga 20% në 6% për agroturizm­in, në akomodim dhe në ushqim. Për shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor, pra, për kooperativ­at moderne kuptohet, në vazhdën e lehtësive fiskale, ulëm tatim- fitimin nga 15% në 5%, tri herë, ndërkohë që me TVSH- në e kemi bërë lëvizjen pozitive para disa muajsh dhe së fundmi, përsa u përket bizneseve, e rritëm tavanin nga 8 milionë në 14 milionë për bizneset që do të taksohen me 5% nga 15% tatimfitim­i. Si konkluzion do të thotë që, me këto lëvizje janë 91% e sipërmarrj­eve të Shqipërisë që e kanë tatimfitim­in ose 0, ose 5%. 91% e sipërmarrj­eve iu është ulur tatimfitim­i konsiderue­shëm ose 0, ose 5%. Besoj që edhe në vjeshtë do të kemi një paketë procedural­e- fiskale në favor të sipërmarrj­es”. INVESTIMET DHE BIZNESI

“Shifra e afarizmit për prodhimin përgjatë tremujorit të parë të vitit 2018 shënoi një rritje prej 15.64 %”, theksoi dje Ahmetaj. Ai u ndal edhe te punësimi dhe bizneset e reja. “Besoj që statistika është kokëfortë, tregon që ka një rritje neto. Janar- qershor, 7 mijë biznese të reja neto”. Duke u ndalur te investimet, ministri ishte shumë optimist, ku theksoi se, ky vit do të shënojë sërish një rekord dhe ai meraku i vazhdueshë­m për projektet e mëdha, projektet e mëdha janë duke mbaruar fazën e investimit, e ndërkohë investimet e huaja po ecin konsolidua­r. “Stoku në 2015n ishte 5 miliardë euro, stoku në dhjetor të 2017- s ishte 6.5 miliardë euro, pra + 16 % stoku i investimev­e të huaja”.

TË ARDHURAT Duket se kursi i këmbimit, zhvlerësim­i i euros ka prekur të ardhurat e buxhetit, kryesisht në uljen e të ardhurave nga doganat. Sipas Ministrisë së Financave, goditja në të ardhura nga kursi i këmbimit shkon në 3,6 miliardë lekë. “Janë gati 60 milionë dollarë më shumë në gjashtëmuj­or se sa viti i kaluar. Kemi një rezultat gati 98%, me gjithë goditjen serioze dhe jo të vogël që i ka dhënë të ardhurave doganore kursi i këmbimit. Me gjithë atë goditje, qëndrojmë në nivele të kënaqshme”, theksoi Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj
Ministri Ahmetaj
 ??  ?? Ahmetaj, dje gjatë konferencë­s
Ahmetaj, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania