Panorama (Albania)

Eliminohet edhe Brazili, Kupa e Botës mbetet në Europë

Kalon Franca

-

Belgjika i tregon derën e daljes Brazilit dhe papritur Botërori shndërrohe­t në një Europian.

Skuadra e Roberto Martinezit do të gjejë në gjysmëfina­le Francën dhe për të katërtën herë me radhë, trofeu do t’i shkojë një kombëtarej­e të kontinenti­t të vjetër. Belgjika mahnitëse mposhti 2- 1 Brazilin, duke e goditur në mënyrë të pamëshirsh­me në pjesën e parë, ndërsa rezistoi heroikisht në të dytën. Belgjika rikthehet në gjysmëfina­le si në vitin 1986 dhe ngjitet në kuotën e 13 golave. Ka dërguar në gol 9 lojtarë të ndryshëm dhe ky është një paralajmër­im i qartë për Francën. Ndërsa Brazili rrëzohet në mënyrë të papritur, me Nejmarin që ndjek Ronaldon dhe Mesin... “DJAJTË” PA MËSHIRË

Tite i duhet të zëvendësoj­ë të pazëvendës­ueshmin Kasemiro me një Fernandinj­o, që nuk meritonte ndoshta gjithë këtë besim. Ndërsa Martinez tregohet një trajner i madh, sepse dërgon De Brujnen shumë pranë portës së “Seleçaos” dhe me këtë lëvizje surprizon dhe godet keq amerikanoj­ugorët. Keq, sepse askush nuk do ta kishte besuar që në minutën e 30- të, Nejmar me shokë do të ishin në disavantaz­h të dy golave. “Shuplaka” e parë është një autogol i Fernandinj­os, i pafat pas një goditjeje këndi dhe ky fakt ndikoi negativish­t në ndeshjen e tij. Por ai që dhembi më shumë ishte goli i De Brujnes, pas një kundërsulm­i perfekt: Felaini largon një top nga këndi, Lukaku del me top në këmbë nga mesfusha e tij pa u ndalur nga askush dhe pason për De Brujnën, që pa u futur në zonën e rreptësisë, godet saktë diagonalis­ht. 20 dhe belgët nisin të ëndërrojnë, pse jo edhe trofeun. URUGUAI- FRANCA 0- 2

Franca në festë, kalon në gjysmëfina­le falë golave të Varan dhe Grizman. Uruguai luftoi edhe pse pa Kavanin në fushë, por pa shijuar dot fitoren. Pogba me shokë e merituan suksesin sepse shfaqën cilësi, forcë dhe kurajë. Mesfushori i Mançester Junajtid duket se është kthyer në kohët e arta, Zhiru bëhet copash në sulm, teksa Toliso zëvendëson pa asnjë problem Blez Matuidin. 4- 3- 3 francez dhuron momente të bukura futbolli edhe në një ditë kur Mbape niset shpesh, por nuk mbër- rin kurrë. Përveç Loris, që ndalon një barazim thuajse të kryer, mbrojtja është një tjetër aspekt i Francës që meriton duartrokit­je, sepse nuk pësojnë, madje edhe shënojnë. Në minutën e 40të, Grizman ekzekuton një goditje dënimi ( faull Ben- tankur) dhe Varan fluturon mbi të gjithë dhe devijon aq sa duhet topin, i cili përfundon në rrjetë. Skena përsëritet në kah të kundërt, kur Kaseres imiton Varan, por Loris eviton një gol të sigurt, duke pritur bukur e një sekondë më pas duke i thënë përsëri “JO” Godinit, që duhej thjesht të shtynte sferën në portë. Pjesa e parë mbyllet me Francën, që ruan me thonj avantazhin. Siç thamë, portierët rezultuan vendimtarë, pasi nëse Loris ndalonte çdo goditje, Muslera vulos takimin. Në të 61- ën, Grizman lëshon një goditje pa shumë pretendime, e cila nuk vlerësohet si duhet nga numri 1 uruguaian dhe përfundon në portë. Mes zëvendësim­esh dhe zënkash, ndeshja kanalizohe­t në favor të transalpin­ëve, që falë teknikës fine ulin rit- min dhe qarkullojn­ë topin. Sidoqoftë, Botërori i Uruguait ishte një sukses. “El Maestro” shihte i pafuqishëm nga stoli, por Botërori ka nevojë për shumë elementë. Uruguai e mori mësimin, teksa Franca sheh për së largu hijen e Kupës së Botës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania