Panorama (Albania)

PD- LSI letër Ruçit: Votimi u falsifikua, të anulohet

“Nëse nga ana juaj legjitimoh­et një votim i pavlefshëm, në këtë mënyrë asgjësoni Parlamenti­n dhe Kushtetutë­n”

- FATION BINJAKU

Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dërguar dje një letër të përbashkët kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilit i kanë kërkuar anulimin e votimit të projektlig­jit, që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në argumentet e tyre, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili theksojnë se deputeti i LSI- së, Vangjel Tavo, nuk ka qenë prezent ditën e votimit, ndërkohë që ai figuron te deputetët që kanë votuar pro. “Në seancën plenare të datës 5.07.2018, maxhoranca juaj parlamenta­re miratoi një ligj antikombët­ar, korruptiv dhe antikushte­tues, që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe zhvillimit të një biznesi privat nga Kompania “Fusha shpk”. Maxhoranca juaj parlamenta­re nuk është mjaftuar vetëm me legjitimin e një akti korruptiv dhe vjedhjes me ligj të pasurive publike, por qartësisht është përfshirë dhe në aktin e falsifikim­it të procesit të votimit të projektlig­jit. Nga zbardhja e listës së deputetëve që kanë votuar sipas jush pro këtij projektlig­ji, është dhe deputeti i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, z. Vangjel Tavo. Është fakt i provuar botërisht që Z. Tavo jo vetëm nuk ka votuar pro projektlig­jit, por nuk ka marrë fare pjesë në procesin e votimit. Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe krijon bindjen se në listë mund të jenë shënuar si votues pro edhe deputetë të tjerë, të cilët nuk kanë votuar fare”, thuhet në letrën e krerëve të grupeve parlamenta­re.

AKUZAT Sipas dy kryetarëve të grupeve parlamenta­re të opozitës, “vjedhja e një vote” të deputetit të LSI- së përbën një akt manipulimi. Për rrjedhojë, deputetët e opozitës kërkojnë që votimi të cilësohet i pavlefshëm. “Në çdo rast, falsifikim­i i procesit të votimit, qoftë dhe me një votë, e bën të gjithë procesin e votimit të pavlefshëm, për shkak se është kryer në kundërshti­m me Kushtetutë­n, ligjin dhe Rregullore­n e Kuvendit. Ku akt përbën një manipulim bandistesk dhe vjedhje votash edhe brenda sallës së Kuvendit, nga po ata që me ligj po duan të vjedhin edhe pronën publike. Për pasojë, në mbështetje të nenit 61 të Rregullore­s së Kuvendit, grupet parlamenta­re të opozitës kërkojnë nga ana juaj, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, deklarimin menjëherë të pavlefshëm të votimit”, thuhet në letrën e dërguar Gramoz Ruçit. Më tej theksohet se: “Nëse nga ana juaj legjitimoh­et një votim i pavlefshëm dhe akte që përbëjnë falsifikim të procesit të votimit, atëherë na lejoni t’ju bëjmë me dije se në këtë mënyrë asgjësoni Parlamenti­n dhe Kushtetutë­n, njëlloj siç vepruat edhe duke votuar ligjin antikombët­ar, korruptiv dhe antikushte­tues që i hap rrugë grabitjes së pronës publike”. Ndërkohë dje, Petrit Vasili në një status në “Facebook” i ka bërë thirrje Prokuroris­ë që të hetojë vjedhjen e votave. “Prokurorja e Përgjithsh­me të fillojë hetimin për këtë vepër penale shumë të rënde të manipulimi­t të votimit parlamenta­r”, ka thënë Vasili.

 ??  ?? Faksimile e kërkesës së Grupit të PD, drejtuar Gramoz Ruçit
Faksimile e kërkesës së Grupit të PD, drejtuar Gramoz Ruçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania