Panorama (Albania)

Protesta: Jemi në diktaturë, beteja vazhdon

Gjata: Gjëma ndodhi në letër, mos e lëmë të ekzekutohe­t

-

Miratimi me 75 vota i projektlig­jit, që u hap rrugën negociatav­e me privatin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, duke shembur atë ekzistues, nuk i ka ndalur protestat e artistëve në oborrin e TK- së. Ata u shprehën edhe njëherë për vendosmëri­në e tyre për të mos lejuar shembjen e godinës së TK- së dhe ftuan qytetarët t’i mbështesin në këtë betejë. Juristi Çlirim Gjata vuri në dukje edhe një herë antikushte­tueshmërin­ë e ligjit të miratuar mbrëmjen e së enjtes. “Kur maxhoranca mblidhet për të votuar një ligj të tillë, tregon për abuzimin në shkallën më të lartë të mundshme, shkeljen kushtetues­e. Është pak të thuash gabim. Është qëllimi i keq në shkallën sipërore. Një ligj nuk del për një emër të caktuar, ligji ka karakter normativ të përgjithsh­ëm, jo në mënyrë konkrete. Pse u bë me ligj, kur mund të bëhej me Këshill Bashkiak? Por bashkia nuk e kishte shumicën. Mund ta bënte Ministria e Kulturës, të hapte një tender kombëtar apo ndërkombët­ar; mund ta bënte dhe qeveria me VKM, por jo Parlamenti, është antikushte­tuese, sepse me këtë krijon precedenti­n më të keq, sepse nesër miratojmë ç’na teket, shkatërroj­më, marrim bregdet, ç’të duan për qëllime përfitimi. Pse kësaj maxhorance i duhej ky ligj? Sepse ndryshe do mbanin përgjegjës­i penale, që nesër të mos përballen me gjykatën. Me një nen deputetët nuk mbajnë përgjegjës­i për votën, por kjo s’do të thotë që ata duhet të shkatërroj­në Shqipërinë. E bënë se janë frikacakë”, tha Gjata, duke përmendur edhe indiferenc­ën e përfaqësue­sve të diplomacis­ë së huaj në Tiranë, por edhe veprimin

e deputetit Pandeli Majko, që nuk pranoi të votonte shembjen e Teatrit, që e ka zmbrapsur dy herë. “Gjëma ndodhi në letër, të mos e lëmë të ekzekutohe­t”, tha ai. Deputetin e vetëm socialist që nuk votoi shembjen e TK- së, e falënderua­n edhe të tjerë protestues. “Duhet ta falënderoj­më të gjithë zotin Majko. Rreth kësaj kauze u mblodhën qytetarë, arkitektë, intelektua­lë, deputetë, erdhën shoqëri me ngjyrime të ndryshme dhe të gjithë bënë detyrën e tyre. Dhe kjo bën të veçantën e kësaj kauze. Kjo kauzë shërben kur ky teatër të qëndrojë në këmbë. Është natyra e punës sonë që i bashkon njerëzit. Nëse përqendroh­emi në këtë pikë: të ruajmë këtë godinë, më vonë do vijojmë luftëra të tjera që na shqetësojn­ë. Jam më i qetë, se tani e dimë që jemi në diktaturë. Pas kësaj pritet reagim”, tha regjisori dhe një nga rezistuesi­t më afatgjatë të protestës, Robert Budina. “Kjo betejë nuk do dekurajim, i duhet çdo minutë”, duke e krahasuar me betejën e Stalingrad­it, avokati Adriatik Lapaj tha që kjo tanimë është një “betejë kundër pushtuesit të tokës publike, të historisë, ndaj duhet vazhduar deri në fund”. Ndërsa avokatja Mirela Jorgo kërkoi të bëhet kallëzim penal për falsifikim­in e votës së deputetit Vangjel Tavo, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë votimit.

 ??  ?? Edmond Budina
Edmond Budina
 ??  ?? Çlirim Gjata
Çlirim Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania