Panorama (Albania)

“Kemi 28,324 të punësuar më shumë në 1 vit”

Rama: Realizuam objektivat, s’ka nevojë për shkarkime

-

Kryeminist­ri Rama tha dje se janë 28,324 të punësuar më shumë brenda një viti. “Duke iu referuar sistemit tonë të taksave, pra, emër për emër për çdo person të punësuar nga maji i vitit të kaluar në këtë qershor, ne kemi 28,324 të punësuar më shumë, formalisht dhe në sektorin jobujqësor”, tha Rama në një takim me drejtorët rajonalë të punësimit. Duke iu drejtuar dhe skeptikëve, Rama tha se këto shifra janë fakte qëçdokush mund t’i gjejëlehtë­sisht. “Kjo është një shifër që, jam i bindur, në atë rrjetin e komentator­ëve të ERTV- së do të përqeshet, do të shikohet si gënjeshtër etj., por është realiteti, siç është realitet edhe fakti që, vetëm përmes Zyrave të Punës janë punësuar 14,593 persona në këtë 6- mujor. Ky është fakt”, tha Rama. Ndryshe nga takimi i fundit me drejtuesit rajonalë, kur propozoi shkarkimin e disa prej tyre, kreu i qeverisë tha se gjendja ka ndryshuar. “Më vjen shumë mirë që për të disatin muaj rresht, të gjitha Zyrat kanë realizuar objektivat, një pjesë e tyre kanë tejkalime të rëndësishm­e dhe një pjesë tjetër kanë tejkalime që kanë kaluar çdo parashikim. Që do të thotë se potenciali në terren është i madh, por edhe që puna e bërë prej jush është serioze dhe meriton të vlerësohet. Më vjen mirë që për të disatin muaj rresht nuk ka arsye që askush prej jush të largohet nga detyra, përderisa e kemi bërë të qartë që, kush realizon objektivin e muajit, jo vetëm që është i sigurt në punën e tij, por meriton të gjithë vlerësimin për punën e tij”, tha Rama. Ai u kërkoi Zyrave të Punës që të bëhen garantë mes punonjësve dhe biznesit. “Roli juaj duhet të forcohet në raport me Inspektora­tet e Punës dhe Drejtorinë e Tatimeve, në funksion të garantimit të një shërbimi sa më të mirë për biznesin. Zyrat e Punës duhet të jenë të parat e interesuar­a që biznesi të mos cenohet as nga Inspektora­ti dhe, as nga Tatimet”, tha Rama. Nga ana tjetër, Kryeminist­ri nënvizoi rolin e Zyrave të Punës për të garantuar punonjësit në raport me kushtet dhe rregullat e punës. “Nëse ne bëhemi ndërmjetës për punësimin, duhet të marrim edhe garantin se po i punësojmë njerëzit në kushte ligjërisht normale. Kjo është e vështirë në shumë biznese, ku nuk respektohe­n rregullat ligjore dhe nuk u jepen të drejtat që u takon me ligj punonjësve”, tha Rama.

 ?? Edi Rama ??
Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania