Panorama (Albania)

Mashtruesi i lejeve të ndërtimit në Itali i zhvati njerkut 750 mijë euro

Klodian Ciruna e mashtroi me premtimin se do e ndihmonte për lejet koncesiona­re dhe për të ndërtuar një hidrocentr­al

- ETLEVA DELIA

Klodian Ciruna, 41vjeçari që u arrestua të enjten për mashtrimin 1 milion eurosh të 3 ndërtuesve, i ka shpëtuar burgut edhe në dy raste të mëparshme që ka zhvatur shuma të konsiderue­shme parash.

Disa vite më parë, ai përvetësoi 750 mijë euro nga njerku i tij, të cilit i premtoi se do ta ndihmonte për përfitimin e lejeve koncesiona­re, si dhe për të ndërtuar një hidrocentr­al. Premtime të tilla i bënte duke u shprehur te të afërmit dhe rrethi i tij shoqëror, sikur kishte lidhje të forta me zyrtarë të pushtetit qendror dhe vendor. E megjithëse shuma që i mori bashkëshor­tit të nënës së tij ishte e konsiderue­shme, Ciruna arriti t’i shpëtonte burgut në rrethana të paqarta. Ashtu sikurse edhe në një tjetër rast mashtrimi të disa viteve më parë, kur i përvetësoi 37 mijë euro një shtetasi italian, para që ai ia kishte dhënë për blerjen e një apartament­i në Tiranë. Kësaj here, Klodian Ciruna u arrestua për mashtrimin e 3 ndërtuesve, të cilëve dyshohet se u ka marrë rreth 1 milion euro, me premtimin se do u nxirrte leje ndërtimi në Itali. Ai është arrestuar gjatë operacioni­t të koduar “Lucia”, që u organizua të enjten nga oficerët e Antikrimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës. Arrestimi i tij është kryer për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, ndërsa ka nisur edhe hetim pasuror për sekuestrim­in e të ardhurave që ka përfituar nga kjo skemë.

MASHTRIMI Gjatë operacioni­t të koduar “Lucia”, specialist­ët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës arrestuan 41vjeçarin Klodian Ciruna, i skeduar dhe më parë për mashtrim. Sipas Policisë, ky person, që hiqej si biznesmen, u ka marrë rreth 1 milion euro tre personave, duke u premtuar leje ndërtimi në Itali. Shtetasit me iniciale P. K., L. D., dhe B. H., kanë denoncuar 41- vjeçarin në zyrat e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës dhe menjëherë nisën hetimet në bashkëpuni­m me organin e Akuzës për dokumentim­in e veprimtari­së së tij kriminale. Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Ciruna kishte përfituar shuma të konsiderue­shme valute përmes premtimit të lejeve të ndërtimit dhe për të qenë sa më bindës, ai u kishte thënë se operonte me një studio avokatie në Milano. Madje, herë pas here u ka dërguar të dëmtuarve e- maile false, në emër të një studioje që në fakt drejtohej nga persona të tjerë, të cilët nuk kish- in asnjë lidhje me të. Policia e Tiranës njoftoi të enjten se nga specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacioni­t policor të koduar “Lucia”, u bë ndalimi i shtetasit Klodian Ciruna, 41 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal për mashtrim. “Shtetasi i ndaluar u ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 milion eurosh, duke iu premtuar se do t’u siguronte leje ndërtimi”, tha dje Policia.

 ??  ?? Klodian Ciruna, i arrestuar
Klodian Ciruna, i arrestuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania