Panorama (Albania)

Drogë në lokalet e natës, “Forca e Ligjit” godet shpërndarë­sit

-

TIRANE – “Forca e Ligjit” godet sërish, këtë herë një grup që shpërndant­e lëndë narkotike në lokalet e natës në Tiranë. Policia e kryeqyteti­t, gjatë një operacioni, ka arrestuar 5 anëtarët e grupit që shpërndant­e lëndë narkotike, të llojit heroinë dhe kokainë. Organizato­ri, sipas Policisë, është Shaqir Shtishi i dënuar më parë, ndërsa bashkë me të në pranga ranë edhe Edmond Vlashi, Etmir Feta, i dënuar më parë, dhe Ylber Gaxherri. Sipas Policisë, grupi shpërndant­e dozat me lëndën narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “IshBllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”. Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifiku­ar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpuno­nte me këtë grup kriminal. Pjesë e grupit, por të arrestuar rreth 8 muaj më parë, janë edhe Klejvi Kalivaçi, Alti Zhurzhi, Tedi Neziri, Jani Beja dhe Flamur Algjoni. Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, i shoqëruar nga zv. drejtori Arsen Sinomati, gjatë një konference për shtyp pasditen e djeshme deklaroi se janë sekuestrua­r; përzierës, kokainë dhe heroinë. Gjithashtu, janë sekuestrua­r edhe 3 automjete dhe një sasi lekësh e eurosh. Drejtori Skënderaj u shpreh se në kuadër të operacioni­t “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milionë euro të sekuestrua­ra. “Operacioni ‘ Forca e Ligjit’ godet një tjetër grup kriminal me aktivitet në fushën e tregtimit dhe trafikimit të narkotikëv­e, me 10 persona të arrestuar. Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi 7- mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacioni­n e koduar ‘ Porosia e natës’, duke ekzekutuar masat ‘ arrest me burg’ për 5 të dyshuarit kryesorë. Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifiku­ar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpuno­nte me këtë grup kriminal”, tha dje gjatë konferencë­s drejtori i Policisë së Tiranës.

 ??  ?? Drejtori i Policisë Tiranë, Kastriot Skënderi, gjatë konferencë­s
Drejtori i Policisë Tiranë, Kastriot Skënderi, gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania