Panorama (Albania)

Goditi djalin për vdekje dhe plagosi nusen, babai: E qëllova se nuk punonte

Viktima dhe e plagosura po flinin në momentin e sulmit me hekur. Xhavit Tema nuk shpreh pendesë për vrasjen e djalit

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Një 41- vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, tri ditë pasi u dhunua barbarisht nga babai i tij.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Gjuricaj të Durrësit. Viktima Agron Tema u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit të hënën në mëngjes, por prej andej u përcjell për në Tiranë për ndihmë më të specializu­ar, për shkak se gjendja e tij paraqitej e rëndë. Pavarësish­t ndihmës së mjekëve, 41- vjeçari ndërroi jetë mesditën e së enjtes. I ati, Xhavit Tema, ndodhet prej tri ditësh në ambientet e paraburgim­it në Durrës. 70- vjeçari, gjatë marrjes në pyetje nuk ka shfaqur aspak pendesë për krimin, ndërsa ka dhënë disa versione mbi shkakun e dhunës ndaj të birit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së 2 korrikut në fshatin Gjuricaj. I moshuari u arrestua në kushtet e flagrancës, pas denoncimit të bërë për dhunë në familje. Përveç djalit, viktimë e agresionit të 70- vjeçarit ishte dhe Jolanda Tema, 24 vjeçe, nusja e djalit të vogël të të moshuarit, që jeton në emigracion. Policia bën të ditur se Xhavit Tema në banesën e përbashkët ka goditur djalin e tij me shkop topuz, që përdoret zakonisht për sh- typjen e ullinjve, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë. Goditja në koka i ka shkaktuar Agron Temës dëme të rënda. Ndërsa më pas ka tentuar të njëjtën gjë dhe me nusen e djalit të tjetër, Jolandën, duke e goditur në trup ndërsa po flinte në shtrat. Kjo e fundit mori dëmtime të lehta dhe ishte ajo që bëri denoncimin në pPolici për atë që kishte ndodhur. Me anë të dy njoftimeve, Policia e Durrësit sqaron: “Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi ka goditur me sende të forta djalin dhe nusen e djalit A. T., dhe J. T., vjeç 41 e 24. A. T. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, J. T., pa probleme për jetën”,- tha Policia në komunikatë­n paraprake, ndërsa njofton se, “Në vijim të komunikatë­s që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A. T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës”. Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar. Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit tjetër të tij, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta. Ata u transportu­an në spital, por tri ditë më vonë 41vjeçari humbi jetën. Ndërsa e reja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se 70vjeçari dyshohet të ketë probleme psikologji­ke. Ai nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen e të birit, ndërsa jep deklarata kontradikt­ore për motivin e ngjarjes.

 ??  ?? Policia e Durrësit
Policia e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania