Panorama (Albania)

U kthyen në tmerr, zbulohen dy hajdutët e rrezikshëm

-

ELBASAN - Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve, shpallet në kërkim një i dytë. Pas një hetimi të gjatë, Policia ka finalizuar një operacion të koduar “Yamaha”. Në bashkëpuni­m edhe me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është arritur të dokumentoh­et me prova ligjore se shtetasi Frederik Maranaku, në bashkëpuni­m me shtetasin Everest V., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Elbasanit si dyqane, motorë, biçikleta dhe konkretish­t, në muajin korrik në lagjen “28 Nëntori”, në katin e parë të një pallati, dyshohet se i kanë vjedhur kangjellat materi- al alumini shtetasit G. Sh.. Dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e tipit “Scott”, të shtetasit D. G, banues ne lagjen “28 Nëntori”, Elbasan. Në muajin mars në lagjen “Visarion Xhuvani”, dy- shohet se kanë vjedhur biçikletën, me vlerë 30.000 lekë pronë e shtetases A. B.. Në muajin prill në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se i kanë vjedhur motomjetin tip “Yamaha”, sh- tetasit R. K.. Në muajin shkurt në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj ushqimorë të shtetasit A. S., ku kanë marrë steka me cigare të llojeve ndryshme. Po në shkurt në lagjen “Haxhias”, dyshohet se kanë vjedhur një motoçiklet­ë tip “PJAXHO”, pa targa në magazinën e shtetasit F. A.. Në lagjen “Haxhias”, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ( Byrektore) të shtetasit A. D., ku kanë marrë 10.000 lekë në sirtarin e dyqanit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në konsultë të plotë me Prokurorin, u bë ndalimi i shtetasit Frederik Maranaku, 34 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan si dhe u shpall në kërkim autori i dytë i dyshuar shtetasi, E. V., 29 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes, të kryer në bashkëpuni­m”. m. s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania