Panorama (Albania)

Furgoni përfundon 20 metra në humnerë, katër të plagosur

Dy prej të plagosurve rëndë, transporto­hen në Tiranë

- BULQIZE/

Dje pasdite, në vendin e quajtur “Përroi i Lopëve”, afër Krastës së Martaneshi­t, ka ndodhur një aksident i rëndë automobili­stik, ku mbetën të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Fillimisht, Policia bëri me dije se aksidenti kishte ndodhur në aksin TërnovëBul­qizë, madje u tha se janë aksidentua­r katër minatorë. Por rreth orës 18: 00 është saktësuar se ngjarja ka ndodhur në territorin e njësisë administra­tive Martanesh, Bashkia Bulqizë. Një automjet doli nga rruga dhe ka rënë në një humnerë rreth 20 metra, duke vënë në rrezik jetën e pesë personave, drejtuesit të automjeti tip “Mercedez Benz”, Y. H, dhe katër pasagjerëv­e. Burime zyrtare pranë Komisariat­it të Bulqizës saktësuan se janë dëmtuar pasagjerët, A. S, 45 vjeç, i cili është transportu­ar me helikopter drejt Tiranës, D. M, 42 vjeçe, është transportu­ar me ambulancë drejt Tiranës, Xh. K, 44 vjeçe dhe V. K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës. Ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është lar- guar nga vendi i ngjarjes në rrethana të paqarta dhe po punohet për kapjen e tij. Kanë qenë përdoruesi­t e rrugës Qafa e Buallit- Krastë ata që u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë transportu­ar katër të plagosurit drejt spitalit të Bulqizës. Mjekët pasi kanë kryer vizitat e të plagosurve kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Shëndetësi­së dhe është mundësuar transporti­mi i A. S, me helikopter drejt kryeqyteti­t. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ak- sidentit të rëndë. “Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Tërnovë- Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikime­t paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘ Mercedez Benz’, me drejtues Y. H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët , A. S, 45 vjeç, i cili është transportu­ar me helikopter drejt Tiranës, D. M, 42 vjeçe, është transportu­ar me ambulancë drejt Tiranës, Xh. K, 44 vjeçe dhe V. K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është larguar nga vendi i ngjarjes”, bën të ditur Policia.

 ??  ?? Vendi ku ra furgoni me pasagjerët
Vendi ku ra furgoni me pasagjerët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania