Panorama (Albania)

Tentuan ta vrasin në Laç, i riu kapet me pistoletë në Tiranë

-

TIRANE - Një 29- vjeçar, që vitin e kaluar i shpëtoi vrasjes në Laç, duke mbetur i plagosur rëndë, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij i është gjetur një pistoletë pa leje. "Shërbimet e Njësisë ' Shigjeta' të Policisë së Tiranës, në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrav­e të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve, të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqyteti­t, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë", tha dje Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Audi", në rrugën "Isuf Elezi", pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonard Rakipllari i është gjetur në çantën e tij të krahut një armë zjarri e llojit pistoletë tip "Zastava", të cilën e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë. Personi i arrestuar, mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e datës 8 shkurt të vitit 2017, në qytetin e Laçit. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, e kaloi menjëherë rrezikun për jetën. Policia njoftoi në atë kohë se konflikti kishte ndodhur për motive të dobëta dhe se ishte identifiku­ar autori i ngjarjes, shtetasi Marin Trokthi, 23 vjeç, banues në Laç, i cili ishte larguar menjëherë pas krim- it. Sipas Policisë, ky person ishte i njohur edhe për precedentë të mëparshëm penalë. Nga hetimet u dyshua se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali, midis të dëmtuarit dhe 3 shokëve të tij që ishin të pranishëm aty. Në kohën që shtetasi Leonardo Rakipllari ka qenë duke u larguar me makinën tip "Nissan" së bashku me 3 shokë të tij, është qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre, nga shtetasi Marin Trokthi, i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të Leonardo Rakipllari­t
Gjatë arrestimit të Leonardo Rakipllari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania