Panorama (Albania)

Ana e panjohur e Zaimina Vasjarit, vera pa pushime për angazhimet risi të këngëtares

-

Gjashtë muaj, pasi solli në jetë vajzën e saj Khloe nga lidhja shumëvjeça­re me partnerin e saj të zemrës Klodian Asllanin, Zaimina Vasjari i çudit të gjithë me fizikun e saj super në formë tashmë pas lindjes. Këngëtarja, e cila tani menaxhon bizneset e saj, poston shpesh foto në rrjetet sociale ku ekspozon veshjet e saj nga bikini e deri te fustanet e mbrëmjeve. Ajo i bën të gjithë kureshtarë të dinë se si arriti ajo të ruajë trupin perfekt. Por persona pranë saj kanë dëshmuar se gjithçka është gjenetike, pasi Zaimina nuk bën asgjë të veçantë, pra, nuk mban ndonjë regjim special për të kthyer trupin në formë. Ndërkohë që presim të shohim se ku do t’i kalojë pushimet e kësaj vere të para si nënë, burime të afërta të çiftit treguan për “Panorama Plus” se për momentin është e angazhuar me punë dhe kështu për pushime nuk ka bërë plane ende, që do të thotë, se nuk do të ketë pa mbaruar angazhimet për spektaklin e “Master class”, projektin e ri me autor Olti Currin. Ndërkaq, ish- Miss Shqipëria, Zaimina Vasjari, është parë edhe në krah të producenti­t Petri Bozo. “Dikur Miss Shqipëria 2002, sot miq të vjetër gati për një produksion të ri”, shkruante Petri në foton e postuar në “Instagram”. Le të shohim se si do të rikthehet në ekran Zaimina Vasjari këtë verë, për të cilën ky vit është special duke qenë se në janar solli në jetë vajzën, duke u bërë kështu nënë. Zaimina postoi vetë foto të dorës së bebit në takimin e saj të parë me babain dhe partnerin e këngëtares prej shumë vitesh, biznesmeni­n Klodian Asllani. “Khloe 29.01.2018. Faleminder­it nga zemra!”, shkruante Zaimina në përshkrimi­n e fotos. Ndërkohë, për të gjithë kureshtarë­t e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshor­ti i saj Klodi, kanë vite bashkë në një marrëdhëni­e dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre, Khloe. Pak javë më parë, partneri i saj kishte ditëlindje­n dhe Zai kishte menduar t’i bënte një surprizë. Në “Instastory” ajo kishte vendosur emojin e tortës, ( për të treguar që ka një ditëlindje) duke shkruar veçse “Të dua”, ndërsa etiketonte në këtë postim Klodianin. Ky dedikim u pasua nga një tjetër foto ku shfaqej duke u puthur me bashkëshor­tin në plazh, postim që e shoqëronte me fjalët: ” Gëzuar ditëlindje­n dashuria ime!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania