Panorama (Albania)

Ervin Sinjari i “Big Brother”, baba për herë të parë: “Nusen e dua më shumë se veten, ajo solli në jetë fëmijën tim”

-

Ish- lojtari i “Big Brother” i komentuar si don zhuani i të gjitha edicioneve, Ervin Sinjari është bërë baba për herë të parë. Pas ceremonisë së dasmës në muajin mars, partnerja e tij Eri ka sjellë në jetë një vajzë, që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Rose. Direkt pas ardhjes në jetë të bebit, Ervini ka postuar foto dhe video me bebin në duar në “Euston”, një nga spitalet më të rinj në qendër të Londrës. I pyetur nga “Panorama Plus” për ndjesinë e babait për herë të parë, ai u shpreh: ” Ndihem i bekuar me dy vajzat e mia dhe për më tepër jam shumë i lumtur për nënën e fëmijës sonë, e cila, kur e njoha, ishte një vogëlushe dhe sot një grua. Jam krenar për të, e dua më shumë se veten pasi ajo solli në jetë fëmijën tim”. Duke qenë se jeta e tij është mes Shqipërisë, Italisë, Anglisë dhe Tajlandës, ai tregon se aktualisht janë vendosur me familjen e re në Londër. “U bënë katër muaj që u largova nga Tirana, ndërkohë që qëndruam dy muaj të tjerë në Itali ku organizuam ceremoninë e celebrimit, ndërsa tani po jetojmë në Angli ku kemi stabilizua­r jetën tonë”. Në lidhje me etiketimin e “Don Zhuanit” tani që ka krijuar familje, ai thotë duke qeshur: “Jam njohur dhe do të më mbetet ky titull në të katër shtetet ku kam jetuar”. BABA 40 VJEÇ, KUSH ËSHTË EKONOMISTJ­A NGA

ELBASANI, QË MBLODHI ERVININ Një nga ish- lojtarët më të spikatur të “Big Brother”, Ervin Sinjari nuk e ka fshehur asnjëherë që është aventurier i lindur dhe i pasionuar pas vajzave bionde. Por tashmë djali nga Tirana e ka përmbysur stereotipi­n, pasi thotë se ndihet kokë e këmbë i dashuruar me një brune elegante, që quhet Eri. Ajo është një vajzë e panjohur për publikun. 27- vjeçarja nga Elbasani ka studiuar në degën e Ekonomikut në Tiranë, ku dhe jetonte në kohën që u njoh me Ervinin. “Në fillimet tona bashkëjeto­nim në Tajlandë, ku ajo punonte si menaxhere e ‘ Hard Rock Hotel’ në fundjavë dhe gjatë javës në restoranti­n tonë. Jemi njohur nga një shoqëri e përbashkët dhe u bënë tre vjet që jemi bashkë. Po çfarë pa të veçantë te partnerja, për ta pasur seriozisht në krah? “Është një vajzë shumë e mirë. Unë shoh veten tek ajo. Shkurt, është si shpirt, s’ka lidhje fare me çfarë kam jetuar në të shkuarën. Për mua kjo është dashuri e vërtetë, jo false”, thotë ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania