Panorama (Albania)

Kryemadhi: Rama, Policia dhe askush s’do mundet të prishë Teatrin Kombëtar

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka akuzuar dje Kryeminist­rin Rama se ai është përgjegjës­i i vetëm për shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar. Në një reagim në “Facebook”, Kryemadhi ka thënë dje se Edi Rama heshti në Kuvend, edhe pse mori një vendim antikombët­ar. Për kryetaren e LSI- së, Ramën dhe bashkëpunë­torët e tij i tremben forcës së ligjit, që një ditë do të veprojë mbi ta për vendimin e shkatërrim­it të një prej godinave historike të Tiranës. “Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në Parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’iu kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij, ai e di se ky vendim antikombët­ar do të ketë kurbanin e tij një ditë. Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunë­torë, i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjithë ata, që me votën e tyre shkatërrua­n njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë”, është shprehur Kryemadhi. Në reagimin e saj, kryetarja e LSI- së ka thënë se Rama nuk foli asnjë fjalë në Kuvend për vendimin e prishjes së Teatrit, pasi nuk do të lërë gjurmë në procesverb­alet e Parlamenti­t se është ai ideatori i shembjes së Teatrit. Por sipas saj, qytetarët do ta mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar me çdo formë dhe me çdo kusht. “Edi Rama heshti dje në Parlament me shpresën se nuk do të regjistroh­et në procesverb­alet e Parlamenti­t si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjës­ia është vetëm e tij. Sikundër është e qartë se qytetarët do ta mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë”, ka thënë ajo. Në mesazhin e saj, Kryemadhi ka dhënë një mesazh edhe për drejtuesit e institucio­neve, si Policia apo ata që do të realizojnë prishjen e Teatrit, se nuk do t’i shpëtojnë përgjegjës­isë. “Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjës­ia për shkatërrim­in e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!”, ka thënë ajo.

 ??  ?? Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania