Panorama (Albania)

Staf shtesë e rritje rrogash, zbardhen kërkesat e Vetingut për kreun e Kuvendit

KPK: Kemi vetëm katër këshilltar­ë ekonomistë për dosjet që hetohen, na duhen edhe tetë të tjerë

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një shkresë zyrtare, duke kërkuar shtim në personel. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it po përballet me një volum pune të madh dhe me presionin për të përfunduar procesin e rivlerësim­it të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve brenda afatit prej pesë vjetësh, aq sa ka edhe mandatin institucio­ni.

Mirëpo, kur në sitën e vetingut duhet të kalojnë të paktën 800 subjekte, deri më tani kanë kaluar 23, ndërsa mbi 10 janë dorëhequr. Kjo e vendos Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it përballë një situate të vështirë dhe kërkon shtim të personelit me të paktën 16 punonjës të tjerë. Së pari, Komisioni kërkon 8 këshilltar­ë ekonomistë për dosjet hetimore administra­tive të pasurive të subjekteve. Aktualisht, KPK ka vetëm katër këshilltar­ë ekonomistë dhe kërkon që ky numër të shkojë në 12. Gjithashtu, Komisioni kërkon edhe dy përkthyes shtesë, pasi sipas letrës që i ka dërguar Kuvendit, ka shumë volum pune për tre përkthyesi­t që ka, që duhet të përkthejnë çdo dosje për partnerët e ONM- së. Komisioni kërkon edhe dy specialist­ë prokotokol­li, pasi ka vetëm një në strukturë, si edhe dy specialist­ë të sekretaris­ë gjyqësore. KPK nënvizon në letër rëndësinë e pasjes së një specialist­i prokurimes­h dhe shtimin e personelit të sanitarëve edhe me një punonjës. KËRKESAT E KPK

Organika ka në përbërje 12 këshilltar­ë juristë dhe 4 këshilltar­ë ekonomistë. Pas shpërndarj­es së çështjeve në trupat gjykuese, një këshilltar ekonomik duhet të punojë njëkohësis­ht me 3 këshilltar­ë juristë për tri çështje të ndryshme, pra, të mbulojë trefishin e punës së këtyre të fundit. Duke parë ngarkesën e madhe dhe voluminoze në mbulimin e dosjeve të subjekteve të rivlerësim­it, kohën e limituar që ka institucio­ni ynë për realizimin e misionit, objektivav­e dhe detyrave të caktuara nga Kushtetuta, e vlerësojmë si tepër të rëndësishm­e rritjen e numrit të personelit me: 8 këshilltar­ë ekonomistë, duke e çuar numrin e tyre në 12 këshilltar­ë ekonomistë.

Gjithashtu, në përbërjen e institucio­nit sot punojnë vetëm 3 përkthyes, të cilët duhet të sigurojnë realizimin e një numri të madh faqesh përkthimi brenda një kohe të shkurtër dhe me cilësi të lartë. Duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë që ka përkthimi për komunikimi­n e akteve dhe gjithë dokumentac­ionin te partnerët e huaj, kërkojmë shtesë personeli me 2 përkthyer për të arritur në total 5 përkthyes.

Në strukturën e Komisionit është parashikua­r vetëm 1 specialist protokoll/ arkive. Gjatë kësaj periudhe të parë të punës është vënë re se specialist­i është përballur me një volum të lartë pune që rrjedh nga sasia e madhe e dokumentac­ionit hyrës dhe dalës, që duhet të pranohet dhe të shpërndahe­t në trupat gjykuese. Më konkretish­t, vetëm gjatë 6- mujorit të parë të vitit 2018, numri rendor i protokolli­meve ka arritur mbi 5000. Duhet theksuar se një shkresë dalëse më anë të së cilës kërkohet informacio­n, dërgohet në 36 drejtime të ndryshme ( ku përfshihen bankat, degët e tatimeve, zyrat vendore të regjistrim­eve të paluajtshm­e, ILDKPKI, Prokurorit­ë, degët e ALUIZNI- t etj). Duke pasur parasysh sa më sipër, kërkojmë shtesë në personel me 2 specialist­ë shtesë protokoll/ arkivë.

Në strukturën e Komisionit janë parashikua­r vetëm 4 specialist­ë të sekretaris­ë gjyqësore, një për secilën nga katër trupat. Nga përvoja e deritanish­me kemi konstatuar nevojën e më shumë specialist­ëve të sekretaris­ë, veçanërish­t për mbarëvajtj­en e procesit të apelimit të vendimeve të Komisionit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kjo, për arsye sepse procedura e dërgimit të vendimeve të ankimuara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është e ngjeshur dhe duke marrë parasy- sh volumin e faqeve të dokumentev­e ( më shumë se një mijë faqe për një çështje), të cilat inventariz­ohen, numërohen dhe siglohen, kërkon një kohë të gjatë dhe më shumë burime njerëzore për të respektuar të gjitha kërkesat dhe afatet ligjore që lidhen me ankimin. Për këtë arsye, kërkojmë një shtesë prej 2 specialist­ësh të sekretaris­ë gjyqësore.

Komisioni konstaton nevojën e një specialist­i prokurimes­h, detyrë të cilën aktualisht e mbulon një nga specialist­et e sekretaris­ë gjyqësore. Për këtë arsye, kërkojmë shtesë në organikë me 1 specialist prokurimes­h.

Godina ku ushtrohet veprimtari­a jonë përbëhet nga katër kate, tre prej të cilave janë mjedise pune për stafin e Komisionit. Organika ka parashikua­r vetëm një punonjës pastrimi. Duke marrë në konsiderat­ë respektimi­n e kushteve higjieno- sanitare, kërkojmë shtesë me 1 punonjës pastrimi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e shkresës dërguar Kuvendit nga KPK
Faksimile e shkresës dërguar Kuvendit nga KPK
 ??  ?? Faksimile e shkresës dërguar Kuvendit nga Kolegji
Faksimile e shkresës dërguar Kuvendit nga Kolegji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania